CNN: Zhduket marinari i aeroplanmbajtëses së Amerikës në Gjirin Persik
Forcat detare të Amerikës kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë thënë se një marinar i aeroplanmbajtëses USS Abraham Linkoln është zhdukur në Gjirin Persik dhe tani janë duke u zhvilluar operacionet për kërkimin e këtij marinari.
Faqja informative e kanalit televiziv amerikan CNN në një raport të saj duke cituar deklaratën e flotës së pestë detare të Amerikës, ka shkruar: “Aktualisht katër anije të Amerikës, Spanjës dhe Pakistanit janë duke kërkuar marinarin e zhdukur në këtë rajon”.
Në këtë raport nuk është zbuluar identiteti i ushtarit të zhdukur dhe as arsyet e zhdukjes së këtij marinari.
Amerika kohë më parë me qëllim të krijojë tensione në rajonin e Gjirin Persik, ka nisur aeroplanmbajtësen USS Abrahm Linkoln drejt këtij rajoni.
Deri para dislokimit të kësaj aeroplanmbajtëse, forcat detare të Amerikës që nga fillimi i muajit prill kur aeroplanmbajtësja USS John C. Stins është larguar nga ky rajon drejt Detit Mesdhe, Amerika nuk ka pas aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik.