Gjermania dhe Franca kërkojnë lirimin e cisternave britaneze të naftës
Gjermania dhe Franca pa folur fare për piratërinë e Britanisë në konfiskimin e anijes së naftës iraniane në ngushticën e Gjibraltarit, kanë kërkuar lirimin e anijes britaneze të naftës që është konfiskuar nga ana e Iranit.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ditën e shtunë me anë të një deklarate ka kërkuar nga autoritetet iraniane që sa më shpejtë të lirojnë anijen britaneze të naftës që u konfiskua ditën e premte.
Edhe qeveria e Gjermanisë në koordinim me Britaninë, ka kërkuar lirimin e anijes së naftës që u konfiskuar nga ana e Iranit.
Jeremy Hunt, ministri i punëve të jashtme të Britanisë, në reagimin më të fundit ndaj konfiskimit të anijes angleze të naftës, pretendoi se Londra po shqyrton mekanizmin për zgjidhjen e çështjes së konfiskimit të anijes së naftës iraniane në Gjibraltar, mirëpo do të sigurohet për garantimin e qarkullimit të anijeve të saj.
Sergei Fishov, koordinuesi i çështjeve të Federatës Ndërkombëtare të Punonjësve të Transportit të Rusisë, ka deklaruar: "Duke marrë parasysh marrëdhëniet e mira të Rusisë dhe Iranit, mendoj që nuk ekziston kurrfarë rreziku për marinarët rus të cisternës së naftës të konfiskuar në ngushticën e Hormozit dhe marinarët rus së shpejti do të lirohen".
Zyra për marrëdhënie publike e Gardës Revolucionare të Iranit të premten në mbrëmje njoftoi se autoritetet iraniane kanë konfiskuar një cisterne të naftës britaneze me emrin "Stena Impero" gjatë kohës kur kalonte nga ngushtica e Hormozit për shkak se nuk kishte respektuar rregullat ndërkombëtare detare. Ky konfiskim është bërë me kërkesë të organizatës së porteve dhe transportit detar të provincës Hormozgan të Iranit.
Britania që nga 4 korriku ka konfiskuar anijen "Gris 1" që transportonte naftë iraniane në ngushticën Gjibraltar dhe pretendoi se kjo anije ka shkelur sanksionet e BE.