Takimi i dytë urgjent i kabinetit qeveritar britanik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89668-takimi_i_dytë_urgjent_i_kabinetit_qeveritar_britanik
Qeveria angleze ka mbajtur takimin e dytë urgjent të saj për të shqyrtuar konfiskimin e tankerit anglez të naftës nga Irani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2019 03:17 Europe/Tirane
  • Takimi i dytë urgjent i kabinetit qeveritar britanik

Qeveria angleze ka mbajtur takimin e dytë urgjent të saj për të shqyrtuar konfiskimin e tankerit anglez të naftës nga Irani.

Pas këtij takimi, qeveria angleze njoftoi interesimin e saj për uljen e tensioneve me Iranin. Më herët i ngarkuari me punë i Iranit në Londër në një takim me zyrtarët e Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar nënvizoi rëndësinë e ndjekjes së rregulloreve ndërkombëtare detare nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë takimit që u zhvillua me kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar, u theksua qëndrimi i Iranit lidhur me shkeljet e dispozitave ndërkombëtare nga cisternat e Mbretërisë së Bashkuar, e cila u verifikua nga zyrtarët e Porteve dhe Organizatës Detare të Iranit. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në një deklaratë të premten njoftuan konfiskimin e një tankeri britanik të naftës në Ngushticën e Hormuzit. Deklarata tha se një cisternë britanike e naftës me emrin 'Stena Impero' u konfiskua gjatë së premtes në Ngushticën e Hormuzit me kërkesën e Organizatës së Porteve dhe Transportit të krahinës Hormuzgan, për mos respektimin e rregulloreve ndërkombëtare detare.