Tre ministra të jashtëm evropianë kontaktojnë për anijen angleze me naftë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89695-tre_ministra_të_jashtëm_evropianë_kontaktojnë_për_anijen_angleze_me_naftë
Ministria e jashtme e Anglisë ditën e dielë njoftoi bisedën telefonike të Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës të cilët kanë diskutuar mbi konfiskimin e anijes angleze në ngushticën e Hormuzit nga ana e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2019 03:17 Europe/Tirane
  • Tre ministra të jashtëm evropianë kontaktojnë për anijen angleze me naftë

Ministria e jashtme e Anglisë ditën e dielë njoftoi bisedën telefonike të Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, Heiko Mass ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës të cilët kanë diskutuar mbi konfiskimin e anijes angleze në ngushticën e Hormuzit nga ana e Iranit.

Ministria e jashtme e Anglisë njoftoi se tre ministrat e jashtëm evropianë në këtë bisedë telefonike kanë theksuar eliminimin e çdo lloj tensioni në Lindjen e Mesme. Ministrat e jashtëm të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës në këtë bisedë telefonike kanë rënë dakord që të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin e afërt të tyre në këtë çështje. Ministria e jashtme e Anglisë në këtë deklaratë nuk ka përmendur aspak shkeljet e bëra nga anija angleze e bllokuar në ngushticën e Hormuzit. Forcat detare të gardës revolucionare ditën e premte kanë bllokuar dhe konfiskuar një anije angleze me naftë për shkak se nuk ka respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare të lundrimit në det.