Britania i kërkon Iranit të lirojë anijen që lundronte në kundërvajtje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89714-britania_i_kërkon_iranit_të_lirojë_anijen_që_lundronte_në_kundërvajtje
Ministri i jashtëm i Anglisë i ka kërkuar Iranit që të lirojë anijen angleze e cila u bllokua nga Irani për shkak të disa kundërvajtjeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2019 04:26 Europe/Tirane
  • Britania i kërkon Iranit të lirojë anijen që lundronte në kundërvajtje

Ministri i jashtëm i Anglisë i ka kërkuar Iranit që të lirojë anijen angleze e cila u bllokua nga Irani për shkak të disa kundërvajtjeve.

Jeremy Hunt, i pranishëm në parlamentin anglez pasi lexoi deklaratën e qeverisë angleze në reagim ndaj veprimit të Iranit për bllokimin e anijes angleze në Gjirin Persik ka thënë: Nga Irani kërkojmë që të lirojë menjëherë anijen angleze të naftës dhe personelin e saj dhe tha se Londar po mundohet të krijojë një forcë evropiane për mbrojtjen e anijeve të saj. Ministër i jashtëm i Anglisë pasi vuri në dukje se Londra nuk kërkon përballjen me Iranin në një pjesë tjetër të deklaratës së tij tha se Londra synon dërgimin e anijes luftarake Danken në Gjirin Persik më datë 29 korrik. Megjithatë ministri i jashtëm i Anglisë nuk përmendi aspak arsyet e bllokimit të anijes angleze nga forcat iraniane në Gjirin Persik dhe nuk foli aspak për zhbllokimin e anijes iraniane me naftë që u bllokuar nga forcat angleze me kërkesë të Amerikës në ngushticën e Gjibraltarit. Ditën e premte forcat detare të gardës revolucionare me kërkesë të organizatës së porteve dhe lundrimit të provincës Hormuzgan kanë konfiskuar dhe bllokuar anijen angleze Stena Impero për shkak të një aksidenti detar, për shkak të fikjes së sistemit të interceptimit dhe për shkak të mos përkushtimit në paralajmërimet e autoriteteve iraniane të lundrimit.