Gjiri Persik, Kina i thotë 'po' Moskës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89781-gjiri_persik_kina_i_thotë_'po'_moskës
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini mbështet propozimin rus për të siguruar sigurinë e rajonit të Gjirit Persik, gjë që do të parandalonte vendet jashtërajonale nga ngritja e bazave ushtarake dhe dislokimi i forcave në këtë rajon të nxehtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • Gjiri Persik, Kina i thotë 'po' Moskës

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini mbështet propozimin rus për të siguruar sigurinë e rajonit të Gjirit Persik, gjë që do të parandalonte vendet jashtërajonale nga ngritja e bazave ushtarake dhe dislokimi i forcave në këtë rajon të nxehtë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti, Hua Chunying, zëdhënëse zyrtare për ministrinë e jashtme kineze, të enjten, më 25 korrik gjatë një konference shtypi, tha: "Qeveria kineze mbështet propozimin e palës ruse për garantimin e sigurisë kolektive në rajonin e Gjirit Persik. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të forcuar shkëmbimet tona dhe bashkëpunimin në këtë fushë. " Diplomatja kineze shtoi: "Për të garantuar sigurinë në Gjirin Persik, vendet e rajonit duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të mira fqinjësore bazuar në parimin e respektit reciprok dhe në parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të rajonit nga shtete të tjera. Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të luajë një rol konstruktiv në këtë fushë". Ministria e Jashtme ruse publikoi të martën një dokument me titull "Doktrina e Sigurisë Kolektive për Rajonin e Gjirit Persik". Ky tekst përfshin një dispozita kundër vendosjes së forcave të huaja në këtë rajon. Dokumenti u zbulua në një ceremoni të veçantë në Moskë, ku morën pjesë përfaqësues të vendeve arabe, Irani, Turqia, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Lidhja Arabe, si dhe anëtarë të grupit BRICS. Kjo iniciativë ruse vjen në rrethanat aktuale në të cilat nuk mund të injorohet mundësia e një konflikti ushtarak midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Moska ka propozuar që të mbahen negociata shumëpalëshe dhe të ngrihet një agjenci për bashkëpunim dhe siguri në Gjirin Persik. Moska insiston në forcimin e shkëmbimeve midis autoriteteve politike dhe ushtarake, si dhe midis ekspertëve të vendeve të ndryshme të rajonit. Qëllimi është që të ketë koordinim mbi manovrat dhe aktivitetet ushtarake, si fluturimet e avionëve ushtarakë. Zyrtarët rusë gjithashtu kanë propozuar një organizatë rajonale të sigurisë, siç është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në të cilën Kina, India, Rusia dhe BE mund të marrin pjesë si vëzhgues. Plani i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme merret kryesisht me luftën kundër terrorizmit, zgjidhjen e konflikteve rajonale si dhe zgjidhjen që duhet gjetur për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve që rezultojnë nga moszbatimi i marrëveshjes bërthamore iraniane.