Pompeo thekson rolin e Arabisë Saudite në përballje me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89800-pompeo_thekson_rolin_e_arabisë_saudite_në_përballje_me_iranin
Amerika gjatë administratës së Donald Trump i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjiri Persik dhe sidomos vendeve në jug të këtij gjiri, përkatësisht Arabisë Saudite me të cilën ka nënshkruar kontrata marramendëse për shitjen e armëve. Amerika si pretekst për shitjen e këtyre armëve ka nxjerrë mbështetjen e interesave të Amerikës dhe përballjen me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2019 16:37 Europe/Tirane
  • Pompeo thekson rolin e Arabisë Saudite në përballje me Iranin

Amerika gjatë administratës së Donald Trump i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjiri Persik dhe sidomos vendeve në jug të këtij gjiri, përkatësisht Arabisë Saudite me të cilën ka nënshkruar kontrata marramendëse për shitjen e armëve. Amerika si pretekst për shitjen e këtyre armëve ka nxjerrë mbështetjen e interesave të Amerikës dhe përballjen me Iranin.

Në këto kushte më 26 korrik, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, pasi ka përsëritur pretendimet boshe kundër Iranit deklaroi se qeveria e Teheranit është kërcënim real për Uashingtonin dhe për aleatët e tij në rajon dhe se ata do të bëjnë gjithçka për tu përballur me Iranin. Pompeo në reagim ndaj deklaratës së Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit amerikan e cila është shprehur kundër shitjes së armëve Arabisë Saudite ka thënë: Trump e ka thënë shumë qartë. Republika Islamike e Iranit është një kërcënim real dhe sauditët janë partnerët tanë në bllokimin e Iranit. Ne do të bëjmë gjithçka për partneritetin tonë me ata. Në këtë mënyrë qeveria Trump përpiqet të vazhdojë shitjen e armëve për regjimin Al Saud, shumica e të cilave përdoren në luftën çnjerëzore të koalicionit saudit kundër popullit të përvuajtur të Jemenit. Trump ka përdorur veton kundër ligjit që ndalon shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite dhe EBA dhe me këtë veprim ai tregoi rolin e politikave rajonale të Uashingtonit. Ai u ka rikujtuar përfaqësuesve të Kongresit dhe sidomos demokratëve se vendimmarrja për çështje të sigurisë kombëtare, siç është shitja e armëve është në dorë të presidentit dhe Kongresi nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje. Dy ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur veton kundër tre rezolutave të kongresit ku është kërkuar parandalimi i shitjes emergjente të armëve Arabisë Saudite dhe EBA. Ai për të justifikuar këtë vendim në një mesazh dërguar Kongresit është shprehur se Arabia Saudite është barrierë kundër aktiviteteve destruktive të Iranit. Presidenti amerikan i cili qartazi ndjek politikën tregtare në politikat e jashtme të Amerikës, synon të përfitojë sa më shumë nga ana ekonomike nga lidhjet me sauditët dhe sa i përket kësaj ka thënë se për shitjen e armëve Arabisë Saudite ekzistojnë tre faktorë që janë:

Faktori i parë dhe më i rëndësishëm për ne është ruajtja e sigurisë së mbi 80 mijë qytetarëve amerikanë që banojnë në Arabinë Saudite dhe që duhen ruajtur nga sulmet e lëvizjes Ansarullah të Jemenit.

Faktori i dytë është se këto rezoluta dobësojnë gatishmërinë e Arabisë Saudite dhe kapacitetin e saj për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin kombëtar dhe ndikon negativisht në kapacitetin e këtij vendi për të mbrojtur personelin ushtarak të Amerikës që ndodhet në atë vend.

Së treti Arabia Saudite është një barrierë përballë aktiviteteve destruktive të Iranit dhe mbron rajonin.

Politika e qeverisë Trump, gjithmonë ka synuar mbrojtjen dhe mbështetjen për regjimin Al Saud. Arabia Saudite konsiderohet partner strategjik dhe ekonomik për Uashingtonin në rajon dhe ky vend është një prej blerësve më të mëdhenj të armëve amerikane. Për këtë qeveria Trump nuk dëshiron uljen e nivelit të marrëdhënieve të Amerikës me Arabinë Saudite.