Bolton deklaron vazhdimin e qëndrimeve anti-iraniane të Amerikës
Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se interesimi i Amerikës për të diskutuar me Iranin lidhur me marrëveshjen bërthamore nuk do të thotë ndryshim i qëndrimeve të Uashingtonit kundrejt Teheranit.
John Bolton, në një deklaratë të tij gjatë vizitës në Kiev të Ukrainës, pasi theksoi se presidenti Donald Trump është i gatshëm të bisedojë me çdokënd, deklaroi: Ai është një afarist dhe negociator. Mirëpo negociatat me ata nuk do të thotë se ai ka ndryshuar qëndrimet e veta. Ai në vazhdim lidhur me politikat anti-iraniane të qeverisë amerikane ka thënë: Ideja se Irani do të ndërpresë disa veprimet të tij në shkëmbim të disa favoreve ekonomike në fazën e parë nuk do të ndodhë. Bolton në përgjigje të pyetjes se a do t’i heqë Amerika sanksionet në rast të ndonjë marrëveshjeje të mundshme ka thënë: nëse arrihet një marrëveshje e përgjithshme, atëherë me padyshim sanksionet do të hiqen. Në kohën kur Irani të jetë i gatshëm për bisedime, do të mbahet një takim. Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Emanuel Makron, ka pretenduar se në rast se ekzistojnë kushtet e përshtatshme, atëherë është i gatshëm të takohet me presidentin Hasan Ruhani. Autoritetet amerikane bëjnë të tilla deklarata në kohën kur presidenti Hasan Ruhani është shprehur qartazi se ata që ndjekin terrorizmin ekonomik dhe sanksionojnë kombin iranian duhet të kthehen nga kjo rrugë e gabuar dhe të respektojnë të drejtat e kombit iranian.