Johnson paralajmëron mbi përpjekjet për bllokimin e Brexit
(last modified Tue, 03 Sep 2019 07:43:36 GMT )
Shtator 03, 2019 09:43 Europe/Tirane
  • Johnson paralajmëron mbi përpjekjet për bllokimin e Brexit

Qeveria britanike pritet të paraqesë një mocion për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme me 14 tetor nëse ajo mposhtet të martën nga deputetët që kundërshtojnë një Brexit pa marrëveshje.

Boris Johnson tha se nuk dëshiron zgjedhje, por përparimi me BE do të ishte "i pamundur" nëse ata fitojnë. "Unë nuk dua zgjedhje, as ju nuk doni zgjedhje", tha kryeministri britanik në një fjalim jashtë  rezidencës kryeministrore, duke shtuar: "Nuk ka asnjë arsye për t'i kërkuar Brukselit të vonojë Brexitin". Rebelët e Partisë Konservatore Tory po bashkojnë forcat me Laburistët për të sjellë një projekt-ligj të krijuar për të ndaluar Mbretërinë e Bashkuar që të lërë BE-në më 31 tetor pa një marrëveshje. Kjo do ta detyronte Kryeministrin që të kërkojë shtyrjen e daljes së vendit nga Unioni përtej datës 31 janar 2020. "Mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE-në ditët e fundit po rriten ndërsa evropianët " e shohin se ne duam një marrëveshje", tha Johnson pas një takimi në orën 17.00 (me kohën lokale) me kabinetin e tij, ku raportohet se diskutoi se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë nëse deputetët do të përpiqeshin të marrin kontrollin e rendit të ditës duke votuar kundër qeverisë për të çuar më tej iniciativën e tyre legjislative për Brexit. "Një gjë që na mban larg nga diskutimet në Bruksel është mundësia që anëtarët të votojnë një tjetër vonesë të pakuptimtë në mbështetje të liderit të Partisë Laburiste . Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, ata do ti "presin"këmbët e Britanisë, "tha Johnson. "Dua t'u tregoj miqve tanë në Bruksel se ne jemi të bashkuar në qëllimin tonë," shtoi kryeministri britanik, duke përsëritur thirrjen e tij për deputetët që të mbështetin qeverinë kundër Corbyn.

Tags