Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90875-perëndimi_po_krijon_një_inkubator_të_ri_terrorist
Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2019 03:51 Europe/Tirane
  • Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist

Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionit që kishte në shënjestër grupin terrorist ISIS, publikuan të martën një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak. "Ne kemi dëshmuar ngritjen e dhunshme të al-Kaidës, grupit Taliban dhe ISIS-it", shkruajnë ata. "Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërish", thuhet në letër. Në veçanti, zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it. Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mendohet të jenë gra e fëmijë të lidhur me luftëtarë të ISIS-it.