Moska dënon premtimin e Netanjahu për aneksime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90876-moska_dënon_premtimin_e_netanjahu_për_aneksime
Rusia ka dënuar me forcë premtimin elektoral të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të aneksuar veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën Jordan në Bregun Perëndimor të okupuar në prag të vizitës së tij në qytetin rus të Soçit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2019 03:54 Europe/Tirane
  • Moska dënon premtimin e Netanjahu për aneksime

Rusia ka dënuar me forcë premtimin elektoral të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të aneksuar veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën Jordan në Bregun Perëndimor të okupuar në prag të vizitës së tij në qytetin rus të Soçit.

Në një deklaratë të Mërkurën, Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se zbatimi i planit të Netanjahut mund të rezultojë në një "përshkallëzim të mprehtë të tensionit në rajon". "Ky plan gjithashtu mund të "minojë shpresat për një paqe të shumëpritur" në rajon, shton deklarata, duke i kërkuar Tel Avivit të kthehej në bisedime të drejtpërdrejta bazuar në "rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB, Parimin e Madridit dhe Nismën Arabe të Paqes." Dënimi i planit të aneksimit të territoreve palestineze erdhi në prag të vizitës së Netanjahut në qytetin turistik të Detit të Zi, Soçi, ku ai është planifikuar të zhvillojë bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin të enjten.