Rruga "Arabia Saudite" në Holandë merr emrin "Jamal Khashoggi"
(last modified Thu, 03 Oct 2019 11:56:05 GMT )
Tetor 03, 2019 13:56 Europe/Tirane
  • Rruga

Dega e organizatës Amnistiy International në Hagë me anë të një veprimi simbolik ka ndryshuar emrin e rrugës së ambasadës së Arabisë Saudite në këtë qytet nga Rruga Saudi në Rrugën Khashoggi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se organizata Amnistiy International ditën e mërkurë ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë me qëllim që të mos harrohet emri i Jamal Khashoggi, gazetarit kritik të regjimit Al Saud. Gazetarët dhe aktivistët e mediave gjithashtu ditën e hënë me rastin e njëvjetorit të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, kanë vendosur një bust përkujtimor përball konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Gazetari Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit 2018, është vrarë në mënyrë barbare brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nga agjentet e dërguar nga Riadi.

Jamal Khashoggi ishte në listën e personave nën përndjekje nga regjimi Al Saud. Ai jetonte jashtë Arabisë Saudite.

 

Tags