Përsëriten qëndrimet anti-iraniane të Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92520-përsëriten_qëndrimet_anti_iraniane_të_pompeo
Sekretari amerikan i shtetit, edhe një herë ka përsëritur pretendimet e pavërteta dhe gënjeshtër të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2019 03:47 Europe/Tirane
  • Përsëriten qëndrimet anti-iraniane të Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit, edhe një herë ka përsëritur pretendimet e pavërteta dhe gënjeshtër të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit.

Mike Pompeo, ka pretenduar se Irani forcat e tij sekondare ( organizata Xhihadi Islamik i Palestinës) i ka përdorur për të sulmuar aleatin e madh të Amerikës d.m.th. Izraelin. Pompeo pa përmendur krimet e Amerikës në përhapjen e dhunës dhe konflikteve në zona të ndryshme të botës dhe në veçanti në Azinë Perëndimore dhe Amerikën Latine, ka pretenduar se deri në kohën kur të mos zgjidhim kërcënimet e Iranit, dhuna do të vazhdojë. Regjimi sionist ditën e martë me qëllim që të vriste disa komandantë të Xhiahdit Islamik ka kryer sulme në gaza dhe Damask. Në këto sulme u martirizuan Baha Abu’ata komandant i degës ushtarake të Xhiahdit Islamik dhe bashkëshortja e tij ndërsa në sulmin ndaj Damaskut u martirizua Akram Axhuri një prej anëtarëve të zyrës politike të Xhihadit Islamik. lëvizja Xhihadi Islamik në përgjigje të krimeve të regjimit sionist bombarduar me raketa këtë regjim dhe vetëm në ditën e parë ka lëshuar gjithsej 400 raketa. Nga frika e sulmit me raketa të rezistencës palestineze, 30% e banorëve të kolonive sioniste në afërsi të Gazës janë larguar nga vendet e tyre të banimit.