Pompeo: Amerika anulon përjashtimet bërthamore lidhur me qendrën Fordo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92573-pompeo_amerika_anulon_përjashtimet_bërthamore_lidhur_me_qendrën_fordo
Sekretari amerikan i shtetit ditën e hënë duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër programit paqësor bërthamor të Iranit, deklaroi se Uashingtoni do të anulojë përjashtimet e bashkëpunimeve bërthamore lidhur me qendrën atomike Fordo në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2019 05:34 Europe/Tirane
  • Pompeo: Amerika anulon përjashtimet bërthamore lidhur me qendrën Fordo

Sekretari amerikan i shtetit ditën e hënë duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër programit paqësor bërthamor të Iranit, deklaroi se Uashingtoni do të anulojë përjashtimet e bashkëpunimeve bërthamore lidhur me qendrën atomike Fordo në Iran.

Mike Pompeo pa përmendur daljen e njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore nga Irani ka kërkuar t’i japë fund pasurimit të uraniumit në qendrën atomike Fordo. Pompeo pretendoi se Irani me anë të asaj që ai e quajti “mitmarrje atomike nga bota” po mundohet t’i imponojë botës që të pranojë aktivitetet e tij rajonale, shtoi se Amerika e refuzon fuqishëm këtë veprimtari dhe nga të gjitha vendet kërkon të bëjnë të njëjtën gjë. Sekretari amerikan i shtetit në vazhdim pretendoi se e vetmja rrugëzgjidhje lidhur me Iranin është arritja e një marrëveshje të gjerë në të cilën të parashtrohen të gjitha shqetësimet lidhur me Iranin. Amerika më 3 maj të këtij viti gjithashtu ka pezulluar 3 raste të përjashtimeve në bashkëpunimet atomike si transferimi i uraniumit të pasuruar dhe të ujit të rëndë jashtë Iranit. Qeveria amerikane që prej 16 janarit 2016 datës së nisjes së zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka sabotuar vazhdimisht këtë marrëveshje dhe ka bërë përpjekje që të pengojë Iranin nga përfitimet ekonomike. Më në fund Donald Trump president i Amerikës më 8 maj të vitit të kaluar tërhoqi Amerikën në formë të njëanshme dhe të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet bërthamore kundër Iranit.