CENTCOM/ Irani vazhdon të na sfidojë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92673-centcom_irani_vazhdon_të_na_sfidojë
Komandanti i CENTCOM pranoi në një intervistë se Uashingtoni nuk kishte arritur të krijonte një mburojë kundër Iranit, megjithë dërgimin e një numri të madh trupash dhe pajisjesh ushtarake në zonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2019 18:01 Europe/Tirane
  • CENTCOM/ Irani vazhdon të na sfidojë

Komandanti i CENTCOM pranoi në një intervistë se Uashingtoni nuk kishte arritur të krijonte një mburojë kundër Iranit, megjithë dërgimin e një numri të madh trupash dhe pajisjesh ushtarake në zonë.

Gjeneral Kenneth McKenzie, drejtuesi i CENTCOM i cili kryeson të gjitha forcat amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore, pranoi në një intervistë për Foreign Policy se pavarësisht dërgimit të mijëra trupave dhe një numri të madh të armëve në rajon, Shtetet e Bashkuara nuk kishin arritur ta pengojnë Iranin. "Që nga maji, Pentagoni ka dërguar 14,000 trupa shtesë, një aeroplanmbajtëse dhe dhjetëra mijëra ton pajisje ushtarake në Lindjen e Mesme për t'iu përgjigjur asaj që i sheh si kërcënime të reja nga Irani ", tha drejtuesi i CENTCOM. Pavarësisht forcimit të pozitës ushtarake amerikane, gjenerali amerikan beson se "kërcënimi iranian vazhdon të rritet - dhe Teherani ka të ngjarë të vazhdojë të japë goditje të rënda". Gjenerali Mackenzie, i cili ka qenë në Bahrein, së bashku me zyrtarë të tjerë amerikanë, i ka atribuar Iranit sulmin hakmarrës të kësaj vere nga forcat jemenase kundër instalimeve të naftës së kompanisë saudite Aramco. "Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që ata po sulmojnë përsëri," shtoi ai.