Gjermania nuk pranon të bashkohen në aleancën franceze në Hormuz
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92871-gjermania_nuk_pranon_të_bashkohen_në_aleancën_franceze_në_hormuz
Ministria e jashtme e Gjermanisë ka deklaruar se Berlini nuk i bashkohet Francës në të ashtuquajturin “mision evropian” në ngushticën e Hormuzit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk pranon të bashkohen në aleancën franceze në Hormuz

Ministria e jashtme e Gjermanisë ka deklaruar se Berlini nuk i bashkohet Francës në të ashtuquajturin “mision evropian” në ngushticën e Hormuzit.

Lajmi është bërë i ditur nga Deutsche Welle sipas të cilës autoritetet e Berlinit kanë thënë se nga aspekti politik mbështesin iniciativën e Francës por nuk dërgojnë forca detare, vetëm në rast se një gjë e tillë kërkohet nga BE. Florence Parly ministër i mbrojtjes i Francës kohët e fundit ka përmendur një plan të misionit evropian dhe ka deklaruar se baza detare e Francës në Abu Dhabi do të jetë qendra e këtij operacioni. Verën e kaluar edhe Amerika është munduar të krijojë të ashtuquajturin koalicion ndërkombëtar për të garantuar sigurinë në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit mirëpo vetëm vende si Britania, Australia, Shqipëria, Arabia Saudite, Emiratet dhe Bahrejni janë shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në këtë koalicion.