Turqia paralajmëron vendet përreth gjirit Persik
Tensionet mes Turqisë dhe disa vendeve të gjirit Persik sidomos me Arabinë Saudite dhe EBA vazhdojnë akoma.
Ibrahim Kalin zëdhënës i presidencës turke ditën e mërkurë më 25 dhjetor në një fjalim të tij ka paralajmëruar vendet përreth gjirit Persik për pasojat e kontakteve të tyre me Mazlum Abadi i njohur ndryshe me emrin Mazlum Kubani një prej komandantëve të forcave demokratike të Sirisë. Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka deklaruar se çfarëdo plani që përjashton Turqinë në Lindjen e Mesme është i pamundur dhe se Turqia nuk do të zmbrapset nga hapat e nevojshme për të qëndruar pranë qeverisë libiane dhe popullit të këtij vendi. “Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Libisë, të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk do të braktisë popullin libian”, tha Kalın pas një takimit të kabinetit në kompleksin presidencial. Më 27 nëntor, Turqia nënshkroi marrëveshjet e kufirit detar dhe të bashkëpunimit të sigurisë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), veprim i cili refuzon lëvizjet e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e Turqisë. Në lidhje me mbështetjen e Rusisë për komandantin libian, Khalifa Haftar, i cili udhëheq forcat që kundërshtojnë GNA-në, Kalın theksoi se kjo nuk kontribuon për paqen në vend. Që nga rrëzimi i liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare. Mbi sulmet e vazhdueshme ruse dhe ushtrisë siriane në Idlib të Sirisë, rajon i cili supozohet të jetë në armëpushim, Kalın tha se përmes një armëpushimi të ri Turqia pret që të ndalen sulmet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtatorin e kaluar, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë sigurie në të cilin aktet e agresionit janë të ndaluara. Pas sulmeve intensive, mbi një milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk. Kalın po ashtu tha se Turqia do të rezistojë kundër çdo lëvizjeje drejt kufijve të saj nëse kjo ndodh shkaku i lidhjeve amerikane apo ruse me elementët e YPG/PKK-së. Që nga ajo kohë, Turqia arriti marrëveshje me SHBA-të dhe Rusinë për të detyruar YPG/PKK-në të tërhiqet nga zona e planifikuar pa terror përgjatë kufijve të Turqisë. SHBA ka punuar me YPG-në në emër të luftimit të terroristëve të ISIS-it, duke injoruar kundërshtimin e Turqisë se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër nuk ka kuptim. Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. Turqia thotë se YPG-ja është dega siriane e PKK-së.