Mossad-i: Prioriteti ynë kryesor është Irani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93558-mossad_i_prioriteti_ynë_kryesor_është_irani
Agjensia izraelite e spiunazhit, Mossad, thotë se Irani është përparësia numër një, duke përmendur programet bërthamore dhe të mbrojtjes raketore të Teheranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2019 17:07 Europe/Tirane
  • Mossad-i: Prioriteti ynë kryesor është Irani

Agjensia izraelite e spiunazhit, Mossad, thotë se Irani është përparësia numër një, duke përmendur programet bërthamore dhe të mbrojtjes raketore të Teheranit.

Duke ju drejtuar agjentëve, shefi i Mossad-it, Yossi Cohen tha se Republika Islamike është "në krye të prioriteteve të punës së Mossad-it". "Të gjitha aktivitetet bërthamore iraniane, raketat me rreze të gjata dhe raketat precize, si dhe roli i tij rajonal janë një sfidë për sigurinë e Izraelit", shtoi ai. Deklaratat Yossi Cohen erdhën një ditë pasi shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Aviv Kochavi tha se Tel Avivi po përgatitet për "një konfrontim të kufizuar" me Teheranin. "Ekziston mundësia që të përballemi me një konfrontim të kufizuar me Iranin dhe po përgatitemi për këtë," tha ai, duke theksuar se do të kishte qenë më mirë nëse Izraeli nuk do të ishte i vetmi që merrej me fushatën kundër Iranit. Javët e fundit, zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar disa herë Iranin në atë që duket se është një veprim provokues që synon të fitojë mbështetjen e Uashingtonit në një kohë që SHBA po tërhiqet nga Lindja e Mesme.