Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93744-britania_dërgon_dy_anije_luftarake_në_gjirin_persik
Ministria britanike e mbrojtjes ka dërguar dy anije luftarake në Gjirin Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2020 05:21 Europe/Tirane
  • Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

Ministria britanike e mbrojtjes ka dërguar dy anije luftarake në Gjirin Persik.

Ben Wallace ministër i mbrojtjes i Britanisë me anë të një deklarate bëri të ditur se qeveria angleze ka dërguar dy anije luftarake në Gjirin Persik. Ministria e mbrojtjes e Anglisë duke ndjekur politikat e shtëpisë së bardhë dhe pa përmendur krimet e kryera nga ushtarakët amerikanë, ka bërë përgjegjës Iranin për tensionet në Irak. Kjo ministri mori vendim për dërgimin e dy anijeve luftarake në gjirin Persik. Pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, i cili u martirizua në një sulm terrorist të Amerikës në Irak, qeveria britanike nën pretekstin e asaj që e quajti mbrojtje të shtetasve të saj ka dërguar dy anije luftarake në gjirin Persik.