Si ushtarët amerikanë humbën kontaktin me dronët në Ain al-Asad?
Të tmerruar nga sulmi i Iranit në bazën e tyre ushtarake në Irak, ushtarët amerikanë rrëfejnë se si ata humbën kontaktin me dronët pa pilot të ngritur në qiell, ndërsa Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik sulmoi bazën në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit të lartë, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani.
Në kohën kur nisi sulmi, ushtria amerikane kishte ngritur në ajër shtatë dronë, përfshirë MQ-1C Grey Eagles, mbi Iraku për të monitoruar bazat ku janë vendosur forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, tha AFP në një raport të mërkurën. Pasi kishin marrë paralajmërim paraprak nga eprorët, shumica e 1.500 ushtarëve amerikanë në bazë ishin fshehur në bunkerë për dy orë, por 14 pilotë kishin qëndruar në kabinat e kthyera në kontejnerë për të kontrolluar nga distanca dronët amerikanë dhe për "monitorimin e burimeve thelbësore të ndonjë kërcënimi nga kamerat super të fuqishme, "sipas raportit. Një prej pilotëve, rreshteri 26-vjeçar Costin Herwig i cili po kontrollonte një Grey Eagles, i tha AFP se ai "pranoi fatin" pasi stuhia e raketave iraniane u derdh në bazën ajrore, me raketat e para që e mbushën me pluhur strehën e tyre. "Ne menduam se morëm fund," tha ai. Forcat amerikane thanë që sulmet e raketave zgjatën për tre orë, duke shkatërruar kapanonet, duke prishur dhomat e operacionit të pilotëve dhe duke shkaktuar dëme në linjat e fibrave, duke prishur kështu komunikimin me dronët. "Jo më shumë se një minutë pas goditjes së fundit, unë u drejtova drejt bunkerëve në anën e pasme dhe pashë që zjarri po shtrihej përgjatë linjave tona të fibrave," tha rreshteri i parë Wesley Kilpatrick, duke shtuar: "Me linjat e fibrave të djegura, nuk kishte më kontroll ”. Raketat balistike iraniane kishin goditur objekte nëpër fushën ajrore të Ain al-Asad dhe kulla e kontrollit ishte e zbrazët, thuhet në raport. Ushtarët në bazë nuk mundën të gjenin dronët pas sulmit dhe u lanë në errësirë si në ajër ashtu edhe në tokë, duke mos ditur nëse ndonjë prej dronëve të tyre ishte rrëzuar, shtoi raporti. "Është një çështje mjaft e rëndësishme, sepse është kaq e kushtueshme dhe ka shumë sende në to (dronët) që ne nuk duam që njerëzit e tjerë ose armiku t'i kenë marrë", tha Herwig.