Danimarka thërret ambasadorin saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94516-danimarka_thërret_ambasadorin_saudit
Pas arrestimit të 3 anëtarëve të grupit terrorist Al Ahvazie në Danimarkë dhe zbulimit të faktit se ata spiunonin në favor të Arabisë Saudite, ministria e jashtme e Danimarkës ka thirrur ambasadorin saudit për shpjegime.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2020 05:27 Europe/Tirane
  • Danimarka thërret ambasadorin saudit

Pas arrestimit të 3 anëtarëve të grupit terrorist Al Ahvazie në Danimarkë dhe zbulimit të faktit se ata spiunonin në favor të Arabisë Saudite, ministria e jashtme e Danimarkës ka thirrur ambasadorin saudit për shpjegime.

Danimarka i ka dhënë një notë të ashpër proteste ambasadorit saudit dhe ka theksuar se spiunazhi i aparatit të inteligjencës së Arabisë Saudite në territorin danez është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Edhe përfaqësia diplomatike e Danimarkës në Riad ka protestuar pranë autoriteteve të Arabisë Saudite për këtë rast. Ditën e hënë Danimarka ka arrestuar tre pjesëtarë të grupit terrorist Al Ahvazie për shkak t spiunazhit në interes të Riadit. Grupi terrorist Al Ahvazie është një grup i mbështetur nga Arabia saudite. Grupi terrorist takfirist Al Ahvazie është përgjegjës për vdekjen e shumë shtetasve të pafajshëm iranianë. Ky grup terrorist më 22 shtator 2018 në kohën e organizimit të një paradë ushtarake të forcave të ushtrisë iraniane në qytetin Ahvaz ka hapur zjarr ndaj civilëve të pranishëm duke martirizuar 25 dhe plagosur 69 të tjerë.