Shtohet numri i vdekjeve nga koronavirusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94878-shtohet_numri_i_vdekjeve_nga_koronavirusi
Në botë dhe sidomos në Kinë është shtuar numri i vdekjeve nga virusi i rrezikshëm korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2020 06:10 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i vdekjeve nga koronavirusi

Në botë dhe sidomos në Kinë është shtuar numri i vdekjeve nga virusi i rrezikshëm korona.

105 njerëz humbën jetën nga koronavirusi në territorin e Kinës të dielën, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC). 100 nga 105 vdekjet  ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. NHC tha se më shumë se 1.933 raste të tjera u konfirmuan ditën e dielë. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në Hubei në 58,182. Autoritetet thanë që 10.844 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali, shkruan CNN. Ka pasur më shumë se 71,319 persona të infektuar në të gjithë botën ku 70.548 prej tyre janë në Kinë. Numri i personave që kanë humbur jetën në të gjithë botë janë 1800, me shumicën dërrmuese të këtyre vdekjeve në territorin e Kinës. Pesë vdekje janë raportuar jashtë territorit të Kinës: një në Hong Kong, një në Tajvan, një në Japoni, një në Filipine dhe një në Francë.