Mike Pompeo vazhdon me polemikat e tij kundër Iranit
Sekretari amerikan i shtetit, me polemikat e reja të tij ka njoftuar për një plan të gjerë të presidentit dhe qeverisë amerikane për tu përballur me Iranin dhe për të vendosur sanksione të reja ndërkombëtare.
Mike Pompeo deklaroi se qeveria Trump ka ndërmarrë përpjekje të shumta për tu përballur me zgjerimin e influencës së Iranit në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore, një prej të cilave është përpjekja për kthimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Ky plan do të japë goditje vdekjeprurëse marrëveshjes bërthamore, tha Mike Pompeo i cili pohoi se për momentin Evropa vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore dhe nuk është në një linjë me Amerikën. Pompeo lidhur me tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore tha: Donald Trump pas disa muajsh do të marrë vendim të rëndësishëm për t’i kërkuar OKB që të rikthejë sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit. Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu është shprehur i pakënaqur nga anulimi i sanksioneve të armatimit kundër Iranit në tetor të vitit 2020. Ndërkohë Irani ka paralajmëruar se nëse dosja bërthamore e Iranit dërgohet përsëri në KS të OKB, Irani do të tërhiqet dhe largohet nga traktati për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore të njohur me emrin NPT.