Me dhjetëra mijëra refugjatë nga Turqia drejt Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95174-me_dhjetëra_mijëra_refugjatë_nga_turqia_drejt_evropës
Ministria e Brendshme e Turqisë tha sot se dhjetëra mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian, që prej se Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë emigrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 01, 2020 14:37 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra mijëra refugjatë nga Turqia drejt Evropës

Ministria e Brendshme e Turqisë tha sot se dhjetëra mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian, që prej se Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë emigrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian, Frontex, ka njoftuar se është në gatishmëri për t’i dërguar ndihmë Greqisë.

Paralajmërimi i Turqisë u pasua nga një njoftim i Organizatës për Migrantë të Kombeve të Bashkuara, që tha se “të paktën 13,000 persona” ishin mbledhur në kufirin ndërmjet Turqisë dhe shtetit anëtar të BE-së, Greqisë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu përmes një postimi në Twitter tha se deri në orën 9:55, 76,358 emigrantë ishin larguar nga Turqia përmes provincës Edirne drejt kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë.

As Sofja zyrtare dhe as Athina nuk kanë konfirmuar arritjen e këtyre emigrantëve në territoret e tyre.

Autoritetet greke, që janë zotuar se nuk do të lejojnë që emigrantët të hyjnë në territorin grek, kanë njoftuar se kanë ndaluar 10,000 kalime ilegale të kufirit më 29 shkurt, në ditën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se “do të hap dyert” për emigrantët, që të kalojnë në vendet evropiane.

Autoritetet greke kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë emigrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.

Në mëngjesin e 1 marsit, Policia e Greqisë tha se “mbi 500 emigrantë” kanë arritur në territorin e tyre.

Vendimi i Erdoganit për të lejuar që emigrantët të largohen nga Turqia