Pompeo pretendon të propozojë dërgimin e ndihmave për Iranin nëpërmjet OKB
Qeveria e Amerikës pavarësisht përhapjes së gjerë të virusit Korona, vazhdon të zbatojë terrorizmin ekonomik kundër Iranit dhe njëkohësisht me këtë pretendon se ka propozuar dërgimin e ndihmave në Iran nëpërmjet institucioneve të OKB.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e mërkurë, në një prononcim për media, pretendoi: “Irani dhe Koreja Veriore janë vende të cilat ne thellësisht kemi mosmarrëveshje me ato, mirëpo me seriozitet po bëjmë përpjekje që të krijojnë kushte më të mira për popujt e këtyre vendeve”.
Sekretari amerikan i shtetit shtoi: “Ne edhe për Korenë Veriore edhe për Iranin, kemi propozuar dërgimin e ndihmave të nevojshme dhe jemi të gatshëm që pajisjet t’i dërgojmë në këto vende nëpërmjet institucioneve të OKB ose nëpërmjet vendeve të tjera”.
Sekretari amerikan i shtetit me anë të deklaratave ndërhyrëse kusht për dërgimin e ndihmave në Iran ka caktuar lirimin e të burgosurve me dy shtetësi.
Kryetari i OBSH gjithashtu ka thënë se të martën ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të shtetit dhe ka theksuar nevojën e Iranit për mbështetje në përballje me virusin Korona.
Ndërkohë Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, së fundi me anë të një letre dërguar Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka kritikuar mospërfilljen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj sanksioneve çnjerëzore të Amerikës kundër Iranit dhe ka theksuar nevojën për heqjen e sanksioneve.