Rusia në bazën bërthamore të SHBA në Evropë?
(last modified Tue, 24 Mar 2020 20:05:04 GMT )
Mars 24, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Rusia në bazën bërthamore të SHBA në Evropë?

Koronavirusi duket se po kthehet kundër projektuesve të vet. Por ajo që është më keq ... kundërshtarët ndaj të cilëve u projektua virusi vdekjeprurës, po punojnë së bashku dhe ta kthejnë kërcënimin në mundësi.

Ky është rasti i Iranit, i cili me të drejtë i bën thirrje botës që të detyrojë Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet e tyre kriminale. Përkrahësit e heqjes së sanksioneve anti-iraniane janë edhe tani në Senatin e SHBA. Është gjithashtu rasti i Kinës që po përmbyt me ndihmën e saj Evropën e braktisur nga SHBA. Por gjithashtu është rasti i Rusisë. Më 23 dhe 24 Mars, Rusia dërgoi 14 aeroplanë transporti ushtarak IL-76 në Itali, së bashku me ekspertë mjekësorë, virologë dhe pajisje për të ndihmuar në luftimin e Covid-19. Disa panë në këtë ndihmë një arsenal të tërë të kundërsulmeve biologjike që Rusia dërgoi në zemër të NATO-s, pasi Italia është një bazë bërthamore e SHBA-së në kontinentin e vjetër. Personeli dhe pajisjet e dërguara në Itali janë pjesë e trupave të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të forcave të armatosura Ruse. Ushtria ruse pra zbarkoi në mes të fushës së betejës. Këto janë forca speciale, misioni i të cilave është të zbatojnë grupin më të ndërlikuar të masave që synojnë zvogëlimin e humbjes së njësive dhe formacioneve të forcave tokësore dhe sigurimin e detyrave të tyre të caktuara luftarake gjatë operacioneve në kushte të ndotjes radioaktive, kimike dhe biologjike, si dhe përmirëson kushtet për mbrojtjen mbijetesën e tyre nga armët me precizion të lartë. Baza e këtyre trupave realizohet nga brigada të veçanta multifunksionale.

 

Tags