Pretendimet e pabaza të Pompeo për të justifikuar sanksionet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95757-pretendimet_e_pabaza_të_pompeo_për_të_justifikuar_sanksionet
Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendime të pabaza kundër Iranit është munduar të justifikojë sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Pretendimet e pabaza të Pompeo për të justifikuar sanksionet

Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendime të pabaza kundër Iranit është munduar të justifikojë sanksionet amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit.

Mike Pompeo ditën e mërkurë ka akuzuar Iranin se përpiqet që të posedojë armët atomike dhe pretendoi se sanksionet amerikane kundër Teheranit e pengojnë atë të arrijë këtë qëllim. Sekretari amerikan i shtetit thekson vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit në kohën kur shuma organizata, vende të botës dhe personalitete në Amerikë kanë kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit pasi sipas tyre këto sanksione pengojnë përpjekjet e përballjes me virusin korona. Pas përhapjes së virusit korona në Iran dhe në botë, janë shtuar shumë presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare kundër Amerikës për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit. Megjithatë Donald Trump president i Amerikës ka kundërshtuar kërkesën ndërkombëtare për heqjen e sanksioneve me qëllim dërgimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Iran.