Trump përdor iranofobinë për tu përballur me Biden
Presidenti amerikan edhe një herë ka pretenduar se ish sekretari amerikan i shtetit pengon arritjen e një akordi mes Iranit dhe Amerikës dhe ka thënë: Mesa duket ata presin që Biden të fitojë zgjedhjet dhe të kenë marrëveshjen e tyre mirëpo kjo metodë me mua nuk vlen.
Donald Trump ditën e dielë në një konferencë për shtyp pa përmendur terrorizmin ekonomik të tij kundër Iranit ka pretenduar se nëse Irani ka nevojë për ndihmë unë jam i interesuar ta ndihmoj. Nëse Irani ka nevojë për aparate frymëmarrjeje unë jam i gatshëm të dërgojë këto aparate. Në përgjigje të deklaratës së Trump ka reaguar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka paralajmëruar edhe një herë Presidentin e SHBA Donald Trump të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera në epokën e koronavirusit. Zarif e bëri këtë deklaratë të dielën në një postim në Twitter në një referencë të dukshme në pretendimet e së shtunës së Trump se SHBA do të ishin të gatshme të dërgonin ventilatorë në Iran për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus. "Unë kam ofruar t'i ndihmoj ata (Iranin) nëse dëshirojnë. Nëse ata kanë nevojë për ventilatorë, gjë që ata kanë nevojë, unë do t'u dërgoja atyre ventilatorë. Kemi mijëra ventilatorë të tepërt. Ne kemi një rezervë të ventilatorëve", tha presidenti amerikan gjatë konferencës ditore në lidhje me krizën e koronavirusit. Në përgjigje të deklaratave të Trump, Zarif tha: "Irani do të eksportojë ventilatorë brenda disa muajsh, z.Trump", dhe i kërkoi atij të mos ndërhyjë në punët e vendeve të tjera. “E tëra çfarë duhet të bësh është të mos ndërhysh në punët e kombeve të tjera; veçanërisht të kombit tim. Dhe më besoni, ne nuk marrim këshilla nga asnjë politikan amerikan", tha Zarif. Beteja e Teheranit kundër koronavirusit ka shkaktuar në mënyrë të përsëritur lavdërimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), e cila ka shprehur besimin se Republika Islamike ka aftësi të mjaftueshme për të frenuar epideminë. Teherani ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron ndihmën e Uashingtonit në luftën kundër Covid-19, por dëshiron që Amerika të heqë sanksionet e paligjshme ekonomike në mënyrë që Irani të mund të mobilizojë burimet e veta për të luftuar pandeminë. Administrata Trump jo vetëm që ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për të pezulluar sanksionet ndaj Teheranit, por ka vendosur sanksione të reja ndaj Republikës Islamike. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, kanë rastet më të shumta të koronavirusit me 739,502 raste të infektimit dhe më shumë se 39.040 viktima. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei tha se konfiskimi i maskave të kombeve të tjera dhe blerja e armëve gjatë shpërthimit të koronavirusit janë rezultati logjik dhe natyror i filozofisë që sundon civilizimin perëndimor.