Adam Schiff: 50,000 amerikanë u vranë për shkak të Trump
Kryetari i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe presidentit Trump në përballje me krizën e përhapjes së koronavirusit.
Adam Schiff, kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe përfaqësues demokratik i Kalifornisë, kritikoi administratën e presidentit Donald Trump përballë krizës së virusit Korona, duke thënë se më shumë se 50,000 amerikanë janë vrarë sepse Senati rrëzoi mocionin e shkarkimit të Trump gjatë muajit shkurt. "Ne do të organizojmë zgjedhjet presidenciale brenda disa muajsh, por ne nuk e dimë se sa dëme do të shkaktojë Trump në muajt në vazhdim për shkak të pëlqimit të vetvetes dhe paaftësisë së tij," shtoi ai. Adam Schiff shtoi se Trump nuk mund të mendojë përtej vetvetes dhe t'i japë përparësi Shteteve të Bashkuara. Senati amerikan pas një mosmarrëveshje të tensionuar midis demokratëve dhe republikanëve për fajësimin e presidentit e ka liruar presidentin Trump nga dy akuzat për "shpërdorim të pushtetit në çështjen Ukraine-Gate dhe pengimin e vendosjes së drejtësisë. Shumë politikanë amerikanë duke dënuar këtë veprim të Senatit, gjithashtu shprehën zhgënjimin e tyre mbi zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara.