Rezistenca bashkohet kundër vendimit të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96714-rezistenca_bashkohet_kundër_vendimit_të_gjermanisë
Boshti I Rezistencës në Azinë Perëndimore me një qëndrim të bashkuar ka dënuar fuqishëm vendimin e ministrisë së brendshme të Gjermanisë për ta shpallur Hezbullahun si grup terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2020 02:30 Europe/Tirane
  • Rezistenca bashkohet kundër vendimit të Gjermanisë

Boshti I Rezistencës në Azinë Perëndimore me një qëndrim të bashkuar ka dënuar fuqishëm vendimin e ministrisë së brendshme të Gjermanisë për ta shpallur Hezbullahun si grup terrorist.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë me anë të një deklarate, ka shpallur Hezbullahun e Libanit si një organizatë terroriste dhe ka thënë se ka ndaluar veprimtarinë e këtij grupi në territorin e këtij vendi evropian. Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka deklaruar se ka ndaluar veprimtaritë e Hezbullahut të Libanit në territorin e Gjermanisë dhe këtë grup e ka shpallur si “organizatë terroriste”. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, policia e Gjermanisë sot herët në mëngjes kanë kryer disa operacione me qëllim arrestimin e disa anëtarëve të Hezbullahut të Libanit në Gjermani. Autoritetet e sigurisë në Gjermani kanë pretenduar se rreth 1.050 persona anëtarë të Hezbullahut të Libanit veprojnë në territorin e Gjermanisë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë me anë të një mesazhi në Twitter, ka shkruar: “Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, ka shpallur të ndaluar veprimtarinë e organizatës terroriste shiite Hezbullah në Gjermani”. Sa I përket kësaj Sjefullah Shami zëdhënës I qeverisë së shpëtimi kombëtar dhe ministër I informacionit në Jemen ka thënë se vendimi I padrejtë është diskutuar nga Amerika dhe regjimi sionisto dhe ai ka për qëllim të sulmojë rezistencën. Grupet e rezistencës në rajon thonë se Gjermania mbështet krimet e regjimit sionist. Vendet evropiane sidomos në 2 vite te fundit kanë mbajtur vetëm qëndrime sipërfaqësore dhe reklamuese pasi ata u janë bashkuar politikave të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Palestinës dhe Sirisë lidhur me aneksimin e lartësive Golan të Sirisë dhe Kodsin e Palestinës në territoret e pushtuara. Sa i përket kësaj Hazem Kasem zëdhënës i rezistencës islamike palestineze Hamas në një deklaratë të tij ka thënë se vendimi i Gjermanisë tregon për mbështetjen e hapur për pushtuesit të cilët në vazhdimësi terrorizojnë dhe dhunojnë kombet arabe. Pas shpalljes së akordit të shekullit nga Donald Trump më 28 janar të vitit 2020, Gjermania me këtë  veprim veten  saj e ka renditur në mesin atyre vendeve që i janë kundërvënë Palestinës. Një pikë e rëndësishme është se Gjermania vendimin e saj e ka shpallur njëkohësisht me vendimin e regjimit sionist për aneksimin e disa pjesëve të BPLJ në territoret e pushtuara. Aneksimi i këtyre rajoneve sipas akordit do të nisë prej fillimit të korrikut. Ndërkohë Xhihadi islamik i Palestinës ka thënë se vendimi i Gjermanisë lidhur me Hezbullahun e Libanit është kërcënim i vazhdueshëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Azisë perëndimore. Hezbullahu është një grup që ka rol konstruktiv në rajonin e Azisë perëndimore. Ai sidomos vitet e fundit ka luajtur një rol shumë të madh në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe konsiderohet një prej faktorëve kryesorë të kësaj lufte. Megjithatë ministria e jashtme e Sirisë në një deklaratë të saj ka dënuar vendimin e Gjermanisë dhe ka theksuar se Hezbullahu do të vazhdojë të luajë rolin e tij në luftën kundër agresioneve të regjimit sionist dhe kundër terrorizmit.