Kërcënimi bërthamor amerikan për Rusinë
(last modified Thu, 07 May 2020 21:34:59 GMT )
May 07, 2020 23:34 Europe/Tirane
  • Kërcënimi bërthamor amerikan për Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi përkushtimin e Gjermanisë për ruajtjen e forcës parandaluese bërthamore të SHBA-së në Evropë.

"Unë e përgëzoj Gjermaninë për pjesëmarrjen e saj në forcën parandaluese nukleare të SHBA në Evropë," tha ai në një intervistë me të përditshmen gjermane Die Welt. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se NATO po kërkon të ndërtojë një botë pa armë bërthamore. Stoltenberg pohoi se qëllimi i armëve bërthamore të NATO-s nuk është të shkaktojnë ndonjë konflikt, por të sjellin paqe dhe të parandalojnë agresionin. Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vijnë pasi burimet e lajmeve njoftojnë se Shtetet e Bashkuara kanë simuluar lëshimin e një bombe termike bërthamore mbi Moskë. Shpërthimi i një bombe bërthamore 100 megaton (ekuivalent TNT) mbi Moskën mund të çojë në çmontimin e pjesës veri-lindore të kryeqytetit rus, si dhe të zhdukë pothuajse të gjithë rajonin Jaroslav. Sipas Sputnik, simulimi i kryer në simulatorin NukeMap u botua nga revista amerikane We Are The Mighty. Rolf Mützenich, drejtuesi parlamentar i Social Demokratëve (SPD) në Bundestag, i tha gazetës Tagesspiegel: "Është koha që Gjermania të përjashtojë mundësinë që armët bërthamore të SHBA të vendosen këtu në të ardhmen. " "Armët bërthamore në tokën gjermane nuk e forcojnë sigurinë tonë, përkundrazi," tha Mützenich. Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë gati 150 bomba bërthamore të ruajtura në Evropë - në bazën ajrore Büchel në Gjermaninë perëndimore, Belgjikë, Holandë dhe Itali.

 

Tags