Protesta anti-qeveritare në Barcelonë
Banorët e Barcelonës janë ngritur në protesta me kërkesën e dorëheqjes së kryeministrit.
Me qindra spanjollë janë ngritur në Barcelonë të rajonit të Katalonia me kërkesën për dorëheqjen e Pedro Sanchez kryeministër i vendit. Protestat anti-qeveritare në Barcelonë pritet të organizohen çdo natë në orën 21:00 sipas orës lokale. Këto protesta janë organizuar pasi kryeministri spanjoll ka kërkuar vazhdimin e masave të karantinës në Spanjë. Në Spanjë, ka arritur në 27.873 numri i të vdekurve nga COVID-19. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,979,490 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,6 milion raste aktive që presin të shërohen.