Anija iraniane simbol i vëllazërisë dhe solidaritetit
Ministri i naftës i Venezuelës pasi ka falënderuar Iranin për dërgimin e benzinës, deklaroi se anija Fortune është simbol i vëllazërisë dhe solidaritetit.
Ditën e hënë Tareck Zaidan El Aissami Maddah ministër i naftës i Venezuelës pas ankorimit të anijes iraniane Fortune në Venezuelë, edhe një herë ka falënderuar Iranin. El Aissami, e ka quajtur anijen e parë iraniane të ankoruar në brigjet e Venezuelës simbol të vëllazërisë dhe solidaritetit dhe tha se ne jemi të kënaqur ngaqë mund të mbështetemi tek Irani për plotësimin e nevojave për karburant. Sa i përket kërcënimeve të Amerikës kundër anijeve iraniane, ministri i Venezuelës i naftës tha: Nuk lejojmë asnjë fuqi botërore që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit. Rrjeti televiziv Telesur i Venezuelës tha të hënën se anija iraniane, Forest, kishte hyrë në ujërat territoriale të vendit të Amerikës Latine dhe ashtu si tankeri i parë iranian Fortune, u shoqërua nga Marina Venezuelane deri në destinacionin e saj. “Anija iraniane Forest po afrohet në brigjet e Venezuelës. Forcat ushtarake të këtij vendi pohojnë se brenda orëve të ardhshme ajo do të kapërcejë veriun e ishullit Margarita për të vazhduar më tej drejt rafinerisë El Palito", raportoi Telesur. Fortune cisterna e parë nga pesë cisternat iraniane që mbartin 1.53 milion fuçi benzinë dhe derivate arriti në ujërat e Venezuelës të Shtunën vonë për të lehtësuar krizën e karburantit të vendit Latin. Dërgesat kanë ngjallur zemërimin e administratës amerikane pasi Irani dhe Venezuela janë nën sanksione të paligjshme të vendosura nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani paralajmëroi të Shtunën për masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara nëse Amerika shkaktonte probleme për tankerët iranianë. Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro gjithashtu ka hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit, duke këmbëngulur se Teherani dhe Karakasi "të dy duan paqe, dhe ne kemi të drejtën të tregtojmë lirshëm".