Amerika vendos sanksione të reja kundër transportit detar të Iranit
Amerika në kuadër të fushatës së presionit maksimal kundër Iranit, që nga koha e tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, ka vendosur disa herë sanksione duke shtuar listën e saj të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit.
Në veprimin më të fundit, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e hënë deklaroi vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë iraniane të transportit detar IRISL dhe kompanisë kineze E-sail të cilën Amerika e konsideron si degë e kompanisë kombëtare të transportit detar të Republikës Islamike të Iranit. Sanksionet vihen në zbatim që prej 8 qershorit. 6 muaj më parë Amerika ka vendosur sanksione të tjera ndaj kompanisë iraniane të transportit detar nën urdhrin 13382 mirëpo kishte dhënë një afat pune prej 180 ditësh. Në këtë mënyrë Amerika zyrtarisht ka krijuar pengesa për dërgimin e produkteve humanitare si pajisjet mjekësore dhe medikamentet në Iran. Nga ana tjetër zyra e përgjithshme e financave të huaja, një organ i varur nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ditën e hënë njoftoi se në listën e sanksioneve janë vendosur 125 anije transporti dhe anije cisternë iranianë dhe ka vendosur sanksione të tjera që janë quajtur sanksione që lidhen me armët e shkatërrimit në masë. Mesa duket sanksionet e reja të Amerikë skundër Iranit kanë lidhje direkte me disfatën politike dhe ushtarake të qeverisë Trump për të parandaluar anijet cisternë të Iranit që të dërgojnë karburant në Venezuelë. Në fakt Uashingtoni me anë të sanksioneve por me pretekste të reja, po mundohet të mbulojë disfatën dhe skandalin e madh të tij kundrejt Teheranit. Irani kohë më parë me kërkesë të Venezuelës dhe duke shkelur sanksionet e njëanshme të Amerikë skundër dy vendeve, ka dërguar disa anije cisternë për transportimin e karburantit në Venezuelë. Uashingtoni me gjithë kërcënimet dhe me gjithë dërgimin e anijeve të tij luftarake për të parandaluar lëvizjen e anijeve iraniane, nuk arriti të dalë fitues në këtë luftë dhe anijet iraniane kanë arritur në Venezuelë dhe pasi kanë shkarkuar ngarkesën e tyre janë kthyer në Iran. Shumë ekspertë këtë veprim të Iranit e konsideruan një fitore të madhe për Iranin. Donald Trump që nga koha e largimit të tij nga marrëveshja bërthamore në vitin 20918 ka vendosur sanksione të ndryshme ndaj shumë sektorëve ekonomik të Iranit dhe ndaj shtetasve dhe kompanive të huaja me pretekstin e lidhjes së tyre me Iranin. Megjithatë analistët dhe organet ndërkombëtare si FMN pohojnë se duke pasur parasysh rezistencën e Iranit përballë sanksioneve, ka bërë që këto sanksione të mos kenë ndikim në ekonominë e Iranit ndërkohë që Amerika nuk ka më se çfarë sanksionesh të vendosë. Uashingtoni kujton se duke shtuar sanksionet në kuadër të presionit maksimal kundër Teheranit, ai do të arrijë imagjinatën e vet të dorëzimit të Iranit përballë 12 kërkesave të parashtruara nga Mike Pompeo në vitin 2018. Mirëpo rezistenca e Iranit përballë këtyre sanksioneve është bërë shkak për skandalizimin e qeverisë Trump.