Protestuesit: Qeveria franceze i ka duart me gjak
(last modified Sat, 20 Jun 2020 21:32:28 GMT )
Qershor 20, 2020 23:32 Europe/Tirane
  • Protestuesit: Qeveria franceze i ka duart me gjak

Për të denoncuar mungesën e burimeve në sistemin spitalor francez, aktivistë të organizatës Attac hodhën bojë të kuqe në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mënyrë simbolike, aktivistët i ofruan ministrisë një "çmim përbuzjeje" për të dënuar pakujdesinë e autoriteteve në qeverinë e Presidentit Macron ndaj kushteve të punës së personelit shëndetësor. Protestuesit mirëpritën mobilizimin e stafit të spitaleve në menaxhimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi i ri. "Me këtë veprim, ne simbolizuam faktin që kjo qeveri i ka duart e lyera me gjak dhe është përgjegjëse për mijëra vdekje," tha për Reuters, Auracie Found, zëdhënësi i Attac France. Aktivistët gjithashtu hapën një parullë me fjalët "llogari të turpit" përpara ministrisë. Protestat rifilluan që në 16 qershor kur Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se një shpërblim maksimal prej 1.500 eurosh do të jepej për drejtuesit e spitaleve, ndërsa doktorët dhe infermierët të cilët janë kujdesur për pacientët do të kenë vetëm 500 euro.

 

Tags