KE miraton përdorimin e ilaçit Remdesivir
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98290-ke_miraton_përdorimin_e_ilaçit_remdesivir
Komisioni Evropian (KE) ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2020 16:51 Europe/Tirane
  • KE miraton përdorimin e ilaçit Remdesivir

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e Covid-19.

Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit. Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së. "Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër", thuhet në deklaratë. Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi. "Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt", tha Kyriakides. Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvëndësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme. Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.