Defekti i ri i avionit më të shtrenjtë në botë
Korrik 04, 2020 22:26 Europe/Tirane
Avioni për zhvillimin e të cilit u nevojitën 428 miliardë dollarë ka ende probleme të projektimit.
Reaktorët e avionit mund të shpërthejnë nëse goditen nga rrufeja. Avioni luftarak i ardhshëm i ushtrisë amerikane quhet F-35 Lightning II (rrufeja) ... dhe megjithatë nuk mund të fluturojë në mot me stuhi dhe rrufe! Një mangësi më shumë për avionin më të shtrenjtë në historinë e SHBA. Ky avion i zhvilluar nga Lockheed Martin tashmë i ka kushtuar Uashingtonit rreth 428 miliardë dollarë. Sipas sajtit Defense News, ky defekt i madh buron nga sistemi që mbron rezervuarët e karburantit nga rreziku i shpërthimit. Nëse një rrufe godet këtë pjesë të aeroplanit, ajo mund të shpërthejë reaktorët!