180 universitete të Amerikës mbështesin padinë e Harward kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98466-180_universitete_të_amerikës_mbështesin_padinë_e_harward_kundër_trump
Unioni i krerëve të arsimit të lartë dhe emigracionit duke përfaqësuar 180 universitete të Amerikës ka mbështetur padinë e Universitetit Harward kundër qeverisë së këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2020 09:45 Europe/Tirane
  • 180 universitete të Amerikës mbështesin padinë e Harward kundër Trump

Unioni i krerëve të arsimit të lartë dhe emigracionit duke përfaqësuar 180 universitete të Amerikës ka mbështetur padinë e Universitetit Harward kundër qeverisë së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Unioni i krerëve të arsimit të lartë dhe emigracionit duke përfaqësues 180 universitete të Amerikës të premten duke dërguar konsultime të paanshme në gjykatë, ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj padisë së Universitetit Harward dhe MIT kundër urdhrit ekzekutiv të ri të qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës.

Sipas këtij urdhri ekzekutiv, ata studentë të cilët ndjekin lëndët mësime në mënyrë virtuale, duhet të largohen nga Amerika.

Unioni i Institucioneve të Arsimit të Larta me anë të një deklarate, ka thënë: "Në anën tjetër të monedhës, institucionet arsimor të Amerikës kanë ndërprerë mësimdhënien në klasë dhe studentët po ndjekin mësimet në mënyrë virtuale dhe në bazë të realiteteve arsimore, si dhe kanë respektuar distancën sociale".

Universitetet Harward dhe MIT kanë paraqitur një padi në gjykatën e shtetit Masaçoset kundër qeverisë së Trump për shkak të urdhrit ekzekutiv për ndalimin e pranisë së studentëve të huaj në semestrin e vjeshtës 2020 të cilët janë të detyruar të ndjekin mësimin në mënyrë virtuale.

Këta dy universitete në këtë padi të tyre vendimin e qeverisë së Amerikës e kanë vlerësuar si shkaktar të një gjendje të padurueshme për vazhdimin e studimeve nga ana e studentëve.