Koreja e Veriut paralajmëron Anglinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98481-koreja_e_veriut_paralajmëron_anglinë
Pas sanksionimit të 2 organeve të sigurisë në Korenë e Veriut nga ana e Anglisë, Pheniani ka paralajmëurar Londron se ajo do të paguajë pasojat e këtij veprimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2020 03:19 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut paralajmëron Anglinë

Pas sanksionimit të 2 organeve të sigurisë në Korenë e Veriut nga ana e Anglisë, Pheniani ka paralajmëurar Londron se ajo do të paguajë pasojat e këtij veprimi.

Kuria Hareld gazetë e Koresë së jugut ditën e dielë ka shkrar se Anglia gjatë kësaj jave ka sanksionuar 49 persona dhe organizata me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Përveç kësaj Londra ka sanksionuar 2 organe të sigurisë së Koresë së Veriut që sipas Anglisë dyshohen se kanë kryer punë të detyruar, tortura dhe vrasjen e të burgosurve. Sipas këtij vendimi, autoritetet e këtyre organeve janë të ndaluar të futen në Angli dhe të kryejnë transaksione bankare nëpërmjet bankave angleze. Ndërkohë Koreja e Veriut këtë veprim të Londrës e ka quajtur veprim provokues dhe ka thënë se Anglia po ecën në rrugën e politikave armiqësore të Amerikës kundër Koresë së Veriut. Kjo e fundit e ka quajtur qeverinë angleze një kukull të Amerikës dhe ka thënë se sanksionimi i 2 organeve të ministrisë së sigurisë së Koresë së Veriut tregon se Anglia ndjek Amerikën. Koreja e Veriut ka theksuar se të gjitha informacionet që janë përdorur si bazë për vendosjen e sanksioneve janë false dhe jashtë realitetit dhe kjo është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të një vendi.