COVID-19: 645.715 të vdekur në të gjithë botën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99036-covid_19_645.715_të_vdekur_në_të_gjithë_botën
Pandemia e coronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 645.715 personave në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2020 17:19 Europe/Tirane
  • COVID-19: 645.715 të vdekur në të gjithë botën

Pandemia e coronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 645.715 personave në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas raporteve, 16 milionë e 72 mijë e 290 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 9.061.300 janë konsideruar sot si të shëruar. Ky numër i rasteve të diagnostikuar nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të testimit. Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280.000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë. Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë. Vetëm ditën e shtunë, 6.003 të vdekur dhe 260.578 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit është Brazili me 1.211 të vdekur, pasuar nga SHBA me 1.067 dhe Meksika me 729 të vdekur.