Bolton parashikon daljen e Amerikës nga NATO me vendimin e Trump
(last modified Tue, 04 Aug 2020 14:26:04 GMT )
Gusht 04, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Bolton parashikon daljen e Amerikës nga NATO me vendimin e Trump

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka parashikuar vendimin e mundshëm të Donald Trump për nxjerrjen e Amerikës nga Pakti Veri-Atlantik (NATO).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë me gazetën gjermane “Handelsblatt”, ka thënë: “Nëse Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale për mandatin e dytë, ndoshta do ta nxjerrë Amerikën edhe nga Pakti Veri-Atlantik (NATO). Vetëm një pjesë e republikanëve dëshirojnë që në rast të fitores përsëri të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Amerika të dalë nga Pakti Veri-Atlantik dhe ndoshta edhe Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati mund ta pengojnë këtë veprim të mundshëm të Trump”.

Bolton këto deklarata i ka bërë pasi Trump që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar daljen e Amerika nga disa marrëveshje dhe traktate ndërkombëtare.

Tags