Gjermania së shpejti me një vaksinë anti-Covid
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99493-gjermania_së_shpejti_me_një_vaksinë_anti_covid
Ministri Gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 13, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Gjermania së shpejti me një vaksinë anti-Covid

Ministri Gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI). Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters. “Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF. Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë. “Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman. Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19. Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.