Shtohet numri i të vdekurve nga Korona në Amerikë
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 170.415, prej të cilëve 1.284 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 51.628, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.361.250. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,81 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 67,5 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 594.808 raste të konfirmuara. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.170.474 raste dhe India me 2.427.066.