Marrëveshja bërthamore dhe mekanizmi Moshe
(last modified Fri, 21 Aug 2020 05:59:05 GMT )
Gusht 21, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Marrëveshja bërthamore dhe mekanizmi Moshe

Ministri i jashtëm iranian tha se një përpjekje e nisur nga Shtetet e Bashkuara për të rikthyer sanksionet e OKB kundër Republikës Islamike me anë të të ashtuquajturit mekanizëm "snapback" të parashikuar në marrëveshjen bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, do të minojë mekanizmat ndërkombëtarë dhe do të çojë në diskreditimin e Këshillit të Sigurimit.

Zarif e bëri deklaratën të enjten në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres gjatë së cilës ky i fundit paraqiti një raport mbi përpjekjet e trupit botëror për t'i dhënë fund luftës shkatërruese të nisur nga Arabia Saudite në Jemen. Diplomati i lartë iranian shfrytëzoi rastin për të denoncuar një iniciativë të paligjshme të nisur nga Shtetet e Bashkuara për të aktivizuar një mekanizëm të marrëveshjes bërthamore në një kohë që SHBA e ka braktisur këtë marrëveshje që në Maj 2018. "Ky veprim sjell pasoja të rrezikshme për ligjin ndërkombëtar dhe nuk do të ketë rezultat, por minon mekanizmat ndërkombëtarë dhe diskrediton Këshillin e Sigurimit," tha ministri i jashtëm iranian. Republika Islamike, tha ai, pret që sekretari i përgjithshëm dhe anëtarët e OKB të veprojnë në bazë "të obligimeve të tyre ligjore për t'u përballur me këtë ndërhyrje flagrante dhe jokonstruktive të administratës amerikane." Pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë kërkuar të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit në mënyrë që ta zëvendësojnë atë me një të re. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, në hapin e parë, vendosën në rendin e ditës politikën e presionit maksimal dhe sanksioneve ekonomike në sektorë të ndryshëm kundër kombit iranian. Ky veprim i SH.B.A.-së ishte një shkelje e qartë e marrëveshjes bërthamore, sepse kjo marrëveshje duhet t'i shërbejë interesave ekonomike të Iranit. Kjo politikë, megjithatë, nuk funksionoi dhe përfundimisht Brian Hook, arkitekti i politikës së presionit maksimal, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të linte administratën e presidentit amerikan Donald Trump. Pasi dështuan në hapin e parë, zyrtarë të ndryshëm amerikanë udhëtuan në kryeqytetet perëndimore në përpjekje për të bindur anën evropiane të Këshillit të Sigurimit që të kalonte një rezolutë në Këshillin e Sigurimit me synimin për të vazhduar embargon e armëve në Iran. Kohët e fundit qeveria amerikane mes anëtarëve të KS të OKB ka shpërndau një projekt-rezolutë ku kërkoi ndalimin e heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur miratimi i kësaj projekt-rezolute kishte nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimin e veto-s nga ana e Rusisë dhe Kinës. Por në votimin e fundit rezoluta mori 2 vota pro, 11 abstenim dhe 2 vota kundër. Embargoja e armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB do të hiqet në tetor të vitit 2020. Uashingtoni po mundohet të shfrytëzojë rezolutën 2231 të KS të OKB për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit. Donald Trump i ka dhënë urdhër Mike Pompeo që të vë në funksion sistemin e sanksioneve të KS të OKB kundër Iranit. Sipas ekspertëve ky sistem i njohur ndryshe si SnapBack apo mekanizmi Moshe, është një proces shumë i vështirë për Amerikën pasi jo vetëm Rusia dhe Kina por edhe shumë v ende të tjera kanë vënë në dyshim veprimin e Amerikës pasi Uashingtoni që vetë nuk zbaton marrëveshjen bërthamore nuk mund të përdorë mekanizmin Moshe. Pas letrës së SHBA drejtuar Këshillit të Sigurimit për të aktivizuar mekanizmin Moshe, të Premten Maxhid Takhtrevançi ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara shkroi në një tweet: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sabotazhin e tyre diplomatik në Kombet e Bashkuara për të rikthyer sanksionet dy vjet pas përfundimit të anëtarësimit të saj në marrëveshjen bërthamore. Asnjë polemikë apo lojëra emocionale nuk do t'i ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të pranohen këto pretendime të rreme. Megjithëse Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dy vjet më parë, pavarësisht nga Rezoluta 2231 e KS të OKB, ajo në interpretimin e saj të ri ligjor pretendon se është ende një palë në marrëveshje dhe ka të drejtë të përdorë masat e përshkruara në këtë marrëveshje, përfshirë mekanizmin Moshe për kthimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit. Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kundërshtuar këtë kërkesë të SHBA. Në këtë drejtim, të Mërkurën Mahmud Vaezi, kreu i zyrës së Presidentit të Iranit, në një intervistë për IranPress theksoi se Rusia, Kina dhe vendet evropiane duket se nuk pajtohen me veprimin e ri amerikan, ky veprim nuk është i mundshëm dhe SHBA do të pësojë një tjetër humbje.

Tags