Kriza ndërkombëtare që pret Turqinë
(last modified Mon, 24 Aug 2020 20:26:57 GMT )
Gusht 24, 2020 22:26 Europe/Tirane
  • Kriza ndërkombëtare që pret Turqinë

Masa e fundit e Turqisë për të hyrë në kufijtë detarë të fqinjëve të saj (Greqia dhe Qipro) u bë nën pretendime të rreme se është në përpjekje për të fituar qasje në burimet e energjisë së rajonit.

Pushtimi dhe mosnjohja e sovranitetit të shteteve mbi zonat territoriale dhe mosrespektimi i tërësisë territoriale të shteteve, jo vetëm është në kuadër të ëndrrës për ringjalljen e Perandorisë Osmane, por përputhet edhe nevojën urgjente për burime energjetike. Ekonomia në rënie dhe zhvlerësimi i lirës ndaj monedhave të tjera janë një reflektim i kushteve ekonomike në të cilat nuk mund të injorohet roli i Covid-19 në të ardhurat e turizmit të këtij vendi. Turqia, dikur afër Bashkimit Sovjetik dhe për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe portës për në Azi dhe Evropë kishte rëndësi të veçantë, tashmë me përfundimin e Luftës së Ftohtë u bë më pak e rëndësishme gjeopolitikisht dhe vëmendja e anëtarëve të NATO-s drejt saj u zvogëlua. Turqia, dikur ishte duke pritur të bashkohej me Bashkimin Evropian dhe përmes Luftës së Ftohtë mori dritën e gjelbër nga evropianët, tani me ndryshimet në sistemin ndërkombëtar nuk ka shanse për t'u anëtarësuar në Evropë. Gjeopolitika është zëvendësuar nga ekonomia dhe nevoja e Turqisë për burime energjetike është rritur. Turqia bashkëpunoi me grupet terroriste në tokën siriane për të fituar qasje në burimet e energjisë. Kjo është në kohën kur Turqia duke e kategorizuar si çështje sigurie sjelljen e fqinjëve (kurdëve në Irak dhe në Siri), për të legjitimuar zgjerimin e vendit dhe konfiskimin e tokave të qeverive të tjera, ka bërë përpjekje për burimet dhe pasurinë e të tjerëve. Masa e fundit e Turqisë për të hyrë në kufijtë detarë të fqinjëve të saj (Greqia dhe Qipro) u bë nën pretendime të rreme se është në përpjekje për të fituar qasje në burimet e energjisë së rajonit. Pushtimi dhe mosnjohja e sovranitetit të shteteve mbi zonat territoriale dhe mosrespektimi i tërësisë territoriale të shteteve, jo vetëm është në kuadër të ëndrrës për ringjalljen e Perandorisë Osmane, por përputhet edhe nevojën urgjente për burime energjetike. Ekonomia në rënie dhe zhvlerësimi i lirës ndaj monedhave të tjera janë një reflektim i kushteve ekonomike në të cilat nuk mund të injorohet roli i Covid-19 në të ardhurat e turizmit të këtij vendi. Më në fund, në këndvështrimin e liberalizmit institucional, bashkëpunimi i qeverive si aktorë në sistemin ndërkombëtar, megjithë regjimin ushtarak anarkik, bashkëpunimin dhe anëtarësimin në regjimet ndërkombëtare e konsideron si një fuqi. Traktatet dhe regjimet ndërkombëtare në sjelljen e tyre nuk pranojnë shkelje të politikave dhe ligjeve dhe besojnë se aktori shkelës duhet të ndëshkohet. Kur ky anëtar i NATO-s bleu armë nga Rusia dhe mori sistemin S0400, natyrisht duhet të priste që ai të mos kishte më një Patriot dhe duhej të priste më tepër izolim nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Azerbajxhani, një aleat strategjik i Turqisë, në koordinim me Turqinë ka vendosur marrëdhënie sigurie dhe ushtarake me regjimin sionist. Ky veprim i Azerbajxhanit nuk është pritur mirë nga fqinjët dhe qeveri e rajonit. Nga ana tjetër, aventurat rajonale të Erdogan do të rezultojnë në izolimin e Turqisë kundrejt qeverive rajonale. Mungesa e mbështetjes nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të shkeljes së politikës së regjimit ndërkombëtar të NATO-s është e natyrshme dhe jo e papritur. Më në fund, Turqia duke vazhduar këto sjellje nuk mund të menaxhojë krizën që ka përpara, vetëm në rast se në arenën politike, ajo gjen aleatë të rinj!

Tags