Shtohen tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe BE-së
(last modified Tue, 01 Sep 2020 06:58:50 GMT )
Shtator 01, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Shtohen tensionet mes Turqisë, Greqisë dhe BE-së

Me kërcënimet e reja të Athinës dhe Parisit ndaj funksionarëve të qeverisë së Ankarasë, marrëdhëniet mes Turqisë, Greqisë dhe BE-së janë në prag të një krize të re.

Turqia nuk do të tolerojë veprime të paligjshme në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan. "Turqia nuk do të lejojë piraterinë ose banditizmin në rajonet e Mesdheut dhe Egjetu", tha presidenti Erdoğan. Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se Turqia nuk do të kufizohet në brigjet e saj, pasi është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në rajonin e Mesdheut. Ai foli kundër sfondit të mosmarrëveshjeve të fundit me Greqinë mbi kufijtë detarë, veçanërisht në lidhje me kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor. Greqia është përpjekur të kufizojë në mënyrë të paligjshme territorin detar të Turqisë, duke u përpjekur ta fusë atë në brigjet e saj bazuar në ishujt e vegjël grekë pranë bregdetit turk. Turqia është argumentuar se palët duhet të ulen për dialog për të arritur një zgjidhje fituese për të dyja palët të bazuar në ndarjen e drejtë. Greqia së fundmi ka kryer stërvitje ushtarake që synojnë të ndalojnë Turqinë në synimin e saj për të kërkuar energji, si dhe ka armatosur në mënyrë të paligjshme ishujt në Egje, duke shkelur traktatet e paqes. Mesdheu Lindor është kthyer në një zonë tensionesh pasi si Greqia, edhe Turqia kanë pretendime për territoret ujore dhe rezervat e pasura të gazit dhe naftës që strehon rajoni. Palët kanë treguar se janë gati t’i mbrojnë interesat e tyre me çdo kusht, duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcës luftarake. Më e palëkundur dhe kërcënuese në këtë situatë vazhdon të paraqitet Ankaraja, siç e tregoi të dielën edhe deklarata e presidentit Rexhep Taip Erdogan. “A është i ndërgjegjshëm populli grek se çfarë e pret për shkak të sundimtarëve të vet ambiciozë dhe inkompententë? Kushdo që na ka përballur në tokë, në det a në ajër, e di vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur interesat legjitime sipas ligjeve ndërkombëtare. Ata që nuk e dinë, këtë realitet do ta mësojnë në fushë, në tryezë a në platformat ndërkombëtare.” Si Greqia, edhe Turqia kanë apeluar aleatët për mbështetje, duke u shprehur të hapura ndërmjetësim. Të mërkurën e kaluar, Greqia me Francën, Italinë dhe administratën grekoqipriote kryen stërvitje ushtarake në jugun e ishullit të Kretës, ndërsa palën turke e shoqëroi nga afër flota amerikane.  Komisioni Evropian kërkon përfshirjen e Turqisë në një dialog serioz dhe të ndershëm për Mesdheun Lindor për të zgjidhur raportet e tendosura me Greqinë. Brukseli ka paralajmëruar sanksione nëse bisedimet dështojnë, ndërsa presidenti turk Erdoan shprehet i palëkundur. Ekzekutivi i Bashkimit Europian i ka bërë thirrje Turqisë të dialogojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që do përshkallëzonin tensionet me Greqinë në Mesdheun Lindor. Komisioni paralajmëroi javën e kaluar pas takimit të 27 kryediplomatëve të unionit se nëse dialogu nuk do të sjellë frytë, BE-ja i ka gati sanksionet për Ankaranë. Bazuar nga burimet në takim, Brukseli pritet të përdorë metodën e shkopit dhe karotës për ta ulur palën turke në tryezë, ku përpos masave ndëshkimore, mund t’i propozojë një union të ri doganor apo më shumë financime për përballimin e valës së refugjatëve në vend. Peter Stano, zëdhënësi i diplomacisë europiane, tha të hënën se BE-ja radhitet qartësisht krah Qipros dhe Greqisë kur bëhet fjalë për pozitat e tyre përballë Turqisë. “Fillimi i dialogut është thelbësor, i dialogut serioz, të ndershëm që zgjidh të gjitha çështjet e hapura. Vetëm me negociata sigurohet shtensionimi i situatës dhe rruga drejt stabilitetit e zgjidhjeve afatgjata, që janë kaq të nevojshme për raportet tona me Turqinë si fqinje dhe partnere.”


 

Tags