Imam Khomejni (ra), lideri i dashur (1)
Ndodhemi në prag të dyzetë e dy vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Me padyshim se ky Revolucion askund nuk është njohur pa emrin e Imam Khomejnit (ra). Për këtë arsye, edicionin e parë të programit speciale me rastin e këtyre ditëve do t’ia kushtojmë prezantimit të disa dimensioneve dhe aspekteve të personalitetit të kësaj figure me ndikim të madh në Iran dhe në botë.
Dita e 12-të të muajit bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian që përkon me muajin shkurt të vitit 1979, ishte me plotë pasion dhe entuziazëm. Imam Khomejni pas shumë viteve internim dhe dëbim nga atdheu, u kthye në vendlindje me fuqi, dinjitet dhe në mënyrë madhështore dhe të pa përshkruar. Me mijëra qytetarë me plotë entuziazëm dhe dashuri kishin shkuar në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit për ta pritur liderin e tyre të dashur me një dashuria dhe pasion të gjerë sa një qiell i tërë. Në kohën kur avioni i Imam Khomejnit (ra) zbriti në aeroport, zemrat e njerëzve shpejtimin ritmin e pulsit dhe njerëzit vraponin dhe garonin me njëri-tjetrin për ta parë figurën e fuqishme dhe të palëkundur të liderit të tyre të dashur. Rruga e lëvizjes së Imam Khomejnit (ra) nga aeroporti deri te varrezat e dëshmorëve në vendin e quajtur “Beheshte Zahra” në jug të Teheranit, ishte zbukuruar me lule dhe njerëzit përgjatë shumë kilometrave të rrugës kishin hedhur lule në përkujtim të dëshmorëve të Revolucionit Islamik. Porta e avionit “Boeing 747” u hap dhe Imam Khomejni doli nga avioni dhe me madhërinë e pavdekshme, u hodh në valët e vërshimit të njerëzve të dashuruar dhe si një shi i butë, ua shoi etjen njerëzve të etur. Ai sikur profeti Ibrahimi i dashuri i Zotit, theu idhujt e tiranisë dhe despotizmit dhe lajmëroi lindjen pa perëndim të Republikës Islamike.
Aroma e salavateve dhe përshëndetjeve për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s., aroma e bukur e lëngut të distiluar të trëndafilave dhe aroma e luleve dhe trëndafilave të hedhur nga njerëzit në drejtim të Imam Khomejnit, u bën fillim i një kapitulli të ri të zhvillimit dhe progresit. Por, erdhi Ruhullahu dhe pëshpëritjet e fitores mbushen të gjitha qoshet e shtëpive dhe të rrugëve. Mirëserdhe pranvera e Umetit! Mirëserdhe o Imam!
Populli besimtar i Iranit e kuptoi thirrjen e Imam Khomejnit për të luftuar kundër padrejtësisë, si thirrje të së vërtetës. Qytetarët iranianë e panë që një burrë me origjinë të pastër familjare dhe nga lloji i gnostikëve dhe njerëzve të dashur, jo në bazë të dëshirave dhe ambicieve të egos, por ashtu sikur prijësi i tij Imam Husejni (a.s.), ishte ngritur për të ripërtërirë fenë dhe vlerat Islame; dhe pikërisht për këtë arsye ata iu përgjigjen thirrjes së Imam Khomejnit dhe qëndruan e rezistuan përball dhunës dhe sikur valët e fuqishme, vërshuan mbi tiraninë dhe despotizmin. Revolucioni Islamik u bë si një diell që me lindjen e vet, i dha shpresë dhe optimizëm të gjitha zemrave të lodhura nga padrejtësia, poshtërimi, varësia, anti-fetarizmi, korrupsionit nga të këqijat të cilat e shkatërrojnë një shoqëri, u dha shpresë atyre që mund të ngrehen, mund të krijojnë ndryshime dhe mund t’i ndryshojnë strukturat shoqërore dhe politike drejt një gjendje më të mirë. Imam Khomejni jo vetëm që vetë ai ishte një njeri që kërkonte ndryshim, por këtë dëshirë për ndryshim e krijoi edhe në opinionin dhe në zemrat e popullit iranian. Ky koordinim dhe kjo harmoni rezultoi me themelimin e sistemit shtetëror islamik mbi bazën e pjesëmarrjes së qytetarëve me moton “Pavarësi, Liri, Republikë Islamike”.

Dëshmori Morteza Avini një prej mendimtarëve dhe njohësve të mirë të perëndimit në Iran, në lidhje me Imam Khomejnin (ra), shkruan: “Imam Khomejni (ra) nuk ishte një profet i ri, mirëpo ishte prej kujtuesve... i cili ua kujtoi njerëzve besëlidhjen e tyre qenësore me Zotin e madhëruar dhe pas disa shekujve që kaluan nga zbritja e njeriut në formën e jetës shoqërore dhe kolektive, ashtu si paraardhësit e tij, nga Ibrahimi e Ismaili deri te Muhamed s.a.v.s., theu një periudhë të injorancës dhe filloi një epokë tjetër të re”.
Imam Khomejni (ra) ashtu si etërit e tij, është munduar të edukojë dhe të vetëdijesojë individët dhe shoqërinë dhe me një fjalë gjithëpërfshirëse, synonte të përhapë parimet dhe principet e moralit. Përhapja e principeve morale është një prej urdhrave të Zotit të madhëruar në Kur’anin e shenjtë drejtuar Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. në mënyrë që të gjithë dashamirësit e Islamit të informohen me këtë çështjeje se shteti dhe politika nuk janë të ndarë nga morali dhe virtytet njerëzore dhe shpirtërore dhe shoqëria ideale e Islamit mund të realizohet vetëm në lidhshmërinë dhe bashkimin e këtyre dy çështjeve dhe elementëve të rëndësishme. Zoti i madhëruar në lidhje me këtë çështjeje, ua kujton myslimanëve se: “Me padyshim se në jetën e të Dërguarit të Zotit ekzistojnë shembuj dhe modele për jetën tuaj”. (Surja Ahzab, ajeti 21).
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte shëmbëlltyra më e mirë i një udhëheqësi islam dhe pas tij ishte Imam Aliu (a.s.) që manifestoi shembujt më të bukur të drejtësisë sociale dhe dinjitetit njerëzor në Shtetin Islam gjatë periudhës së qeverisjes së tij. Imam Khomejni gjithashtu duke ndjekur rrugën e prijësve të mëdhenj të fesë, synonte të ripërtërijë dhe të përhapë vlerat fetare në shoqëri. Në shoqërinë e cila ndërtohet në orbitën e parimeve islame dhe të jurisprudencës së shkollës shiite dhe në të cilën manifestohen principet morale dhe shpirtërore. Një shtet i tillë kishte nevojë për një udhëheqës i cili plotësonte të gjitha kushtet përkatëse në njohjen e jurisprudencës, njohjes së fesë, respektimit të devotshmërisë dhe moralit islam, ndërkohë që Imam Khomejni posedonte të gjitha këto karakteristika dhe virtyte të larta. Imam Khomejni që nga periudha e rinisë ishte përkushtuar në edukimin e egos dhe në forcimin e principeve të moralit dhe virtyteve pozitive, prandaj ishte i pashembullt në respektimin e moralit dhe në devotshmërinë ndaj Zotit. Kolegët e tij gjatë periudhës së studimeve në rinin e tij në shkollën fetare e dinin që Khomejni ka dy karakteristika të veçanta: zgjimi pas mesnatës për të kryer namazin e natës dhe adhurimet e tjera; dhe shmangia nga përgojimi dhe nga dëgjimi i përgojimit. Një njeri i tillë i merituar theksonte në masë të madhe në sinqeritet dhe në thënien e të vërtetës dhe mund të thuhet se sinqeriteti në thënien e të vërtetës dhe në veprim e ka bërë të dashur Imam Khomejnin më shumë se çdo karakteristikë tjetër.

Sinqeriteti është një prej urdhrave të Zotit të madhëruar në Kur’anin e shenjtë dhe në udhëzimet e prijësve të mëdhenj të fesë dhe një prej shenjave të devotshmërisë dhe besimit. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë, ka thënë: “Thënia e të vërtetës është prej shtyllave më të forta të besimit dhe kur Zoti e do një rob, e frymëzon atë që ta thotë të vërtetën dhe të jetë i sinqertë”. Imam Khomejni (ra) i qëndronte besnik asaj që thoshte në jetën e tij personale dhe politike. Nëse ai i rekomandonte autoritetet shtetërore për të bërë jetë të thjeshtë dhe askete, ai vetë ishte shembulli i vërtetë i asaj jete. Populli i Iranit kur e shikonte bukurinë e sinqeritetit dhe vërtetësisë në fjalë dhe në veprim të Imam të Khomejnit, i shtohej besimi në idealet dhe në rrugën e Imam Khomejnit (ra) dhe në këtë mënyrë qytetarët iranianë kanë mbështetur Imam Khomejnin deri në sakrifikimin e jetës së tyre.
Dashuria e qytetarëve iranian ndaj Imam Khomejnit, ishte dashuri ndaj të gjitha të mirave. Imam Khomejni (ra) e konsideronte popullin iranian përgjegjës për mirësinë dhe pasurinë e vet dhe veten e konsideronte shërbëtor të popullit të Iranit.
Shpirti i butë i Imam Khomejnit dhe dashuria e tij e pa përshkruar ndaj popullit iranian ishte si një magnet që tërhiqte zemrat e njerëzve ndaj vetes. Imam tregonte një përkushtim më të madh ndaj shtresave të privuara të shoqërisë dhe ua tërhiqte vërejtjen autoriteteve shtetërore që t’i shërbejnë me sinqeritet qytetarëve dhe sidomos shtresave të privuara. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë ka thënë: “Detyra jonë dhe e të gjithë autoriteteve të shtetit është kjo që t’i shërbejmë këtij populli dhe të jemi pjesëmarrës në pikëllim dhe në gëzim dhe në problemet e qytetarëve. Unë nuk mendoj që ka ndonjë adhurim tjetër më të lartë se sa shërbimi ndaj shtresave të privuara të shoqërisë”.
Jeta e Imam Khomejnit shoqërohej me thjeshtësi dhe mjaftueshmëri të madhe. Imam Khomejni (ra) ashtu si paraardhësit e tij, jetonte jetë të thjeshtë dhe larg çfarëdo lloj luksi materialist të kësaj bote dhe besonte se udhëheqësi i shoqërisë islame duhet të jetojë si shtresat e varfra dhe të mesme të popullit. Imam Khomejni kurrë nuk e ka ndarë veten nga populli dhe gjithmonë ishte me popullin dhe përkrahë popullit. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: “Te Imam Khomejni (ra) ekzistonin tre bindje të forta dhe këto tre bindje i jepnin atij një forcë të palëkundur, i jepnin trimëri dhe qëndresë e rezistencë. Këto bindje ishin: besimi te Zoti, besimi te populli dhe besimi në vetvete. Këto tre bindje janë manifestuar gjithnjë dhe me kuptimin e plotë të fjalës në qenien e Imam Khomejnit, në vendimet e tij dhe në të gjitha veprimet që ai ka marrë”.

Imam Khomejni (ra) ishte një autoritet i lartë fetar dhe një gnostikë i shkallës së lartë dhe njëkohësisht ishte edhe një politikan i zgjuar, karizmatik, një luftëtar i palëkundur i diktaturës dhe i përkushtuar në luftën kundër varësisë për fuqitë e Perëndimit dhe Lindjes. Imam Khomejni në aspektin e vizionit dhe njohjes, kishte njohje të thellë ndaj shoqërisë së kohës së vet dhe ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve që ndodhen në vendet e tjera. Ai ishte një njeri me virtyte të larta me një disiplinë shumë të lartë.
Imam Khomejni ishte i njohur edhe për pastërti dhe për respektimin e disiplinuar dhe një prej sekreteve të suksesit të Imam Khomejnit në dituri dhe veprim, në udhëheqje dhe politikë, ishte ky që ai kishte një disiplinë të lartë në të gjitha çështjet e jetës. Ai për kryerjen e punëve ditore, kishte shkruar një program në të cilën ndodhej një tabelë që përmbante të gjitha punët që duhet t’i bënte gjatë tërë orëve të ditës, me përjashtim të disa orëve të natës të cilat i kishte ndarë për kryerjen e namazit të natës, adhurimeve dhe lutjeve pranë Zotit të madhëruar. Disiplina e tij kishte aq shumë precizitet dhe saktësie sa që njerëzit për rreth tij duke parë atë se çfarë veprimi ose pune bën, e kuptonin se çfarë kohe dhe çfarë ore është gjatë ditës! Kjo është për arsye se Imam Khomejni në një orë të caktuar hante ushqim dhe në një orë të caktuar flinte dhe në një orë të caktuar zgjohej dhe në një orë të caktuar krye veprime të caktuara. Nëse kishte ndonjë takim, ai ishte i pranishëm në atë takim në kohën e caktuar. Vajza e tij Zahra Mustafa në lidhje me këtë thotë: “Imam Khomejni (ra) ishte aq shumë i saktë dhe preciz sa që nëse vonohej pesë minuta për ngrënin e drekës, të gjithë anëtarët e familjes brengoseshin se Imam Khomejni (ra) për çfarë arsye ishte vonuar disa minuta. Do të thotë të gjithë ne me pavetëdije shkonim drejt dhomës së Imam Khomejnit (ra) dhe e shikonin nganjëherë që ka ardhur Haxh Ahmed (djali i Imam Khomejnit) dhe e kishte pyetur atë për diçka dhe kjo çështjeje ishte bërë shkak që Imam Khomejni ishte vonuar”.
Këtë edicion po e përfundojmë me disa fjalë të Ajetullah Khamenei, nxënësit, ndjekësit dhe zëvendësuesit të Imam Khomejnit, i cili thotë: “Arsyeja për të cilën Imam Khomejni (ra) me një fjalë ushtronte ndikim të madh në këtë atmosferë të gjerë publike të vendit në të gjitha rrethanat dhe situatat, ishte spiritualiteti i tij, ishte pastërtia e brendësisë së tij dhe lidhja e tij me botën hyjnore, ishin lotët që ai derdhte ai gjatë namazit të natës.... Ai ishte një burrë i hekurt dhe ngjarjet e hidhura dhe vështirësitë që e godisnin atë ishin aq të mëdha se që tronditnin një popull të tërë, mirëpo nuk mund ta lëkundnin atë. Ai ishte një burrë që në vështrimin e tij fuqia dhe hegjemonia e fuqive botërore nuk kishte kurrfarë vlere në sytë e tij. Por, njëkohësisht me këtë, ai ishte një burrë i cili qante dhe derdhte lot gjatë adhurimit dhe lutjeve para Fronit Hyjnor duke kërkuar falje dhe pendim”.
Ajetullah Khamenei në një rast tjetër në lidhje me Imam Khomejnin (ra) thotë: “Imam Khomejni për shkak të lidhjes së tij me Zotit, përfshihej në mirësinë dhe mëshirën hyjnore. Ejani dhe me po atë mbështetje te Zoti, sinqeritet, përkushtim dhe vendosmëri, të vazhdojmë rrugën e Imam Khomejnit!”.