Marrëveshja bërthamore një vit pas zbatimit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i20251-marrëveshja_bërthamore_një_vit_pas_zbatimit
14 korriku i vitit 2015, është dita kur vendet e mëdha të botës kanë njohur zyrtarisht aktivitetet bërthamore të Iranit. Në këtë ditë pas 12 vitesh, vendet e fuqishme të botës deklaruan se do të ndihmojnë iranian në fushën e teknologjisë bërthamore dhe teknologjisë moderne.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2016 18:22 Europe/Tirane

14 korriku i vitit 2015, është dita kur vendet e mëdha të botës kanë njohur zyrtarisht aktivitetet bërthamore të Iranit. Në këtë ditë pas 12 vitesh, vendet e fuqishme të botës deklaruan se do të ndihmojnë iranian në fushën e teknologjisë bërthamore dhe teknologjisë moderne.

Në një ditë si kjo fuqitë e mëdha deklaruan se sanksionet kundër Iranit janë hequr dhe të gjitha rezultat janë anuluar dhe se janë krijuar kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Iranin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB vlerësoi përpjekjet e shumta të ministrit të jashtëm të RII dhe rezultatin e Vjenës e cilësoi një ngjarje të madhe në marrëdhëniet e Bashkësisë Ndërkombëtare me Iranin, si dhe një pikë kthese në çështjen e përhapjes së armëve atomike në botë. Në një letër me këtë rast, Ban Ki Moon ka thënë se toleranca dhe konstruktiviteti i treguar prej qeverisë iraniane në krijimin e besimit për Bashkësinë Ndërkombëtare, ka patur rol të madh dhe me ndikim në nxjerrjen e këtij rezultati historik. Sekretari i përgjithshëm i OKB, përkufizimin e nxjerrë në Vjenë e cilësoi rrugëzgjidhje afat gjatë për t'i dhënë besim Bashkësisë ndërkombëtare se aktivitetetbërthamore të Iranit janë paqësore dhe tha se arritja e këtij akordi do të rezultojë me më shumë bashkëpunim për zgjidhjen e shumë sfidave serioze të sigurisë në rajon dhe jashtë rajonit. Kjo deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të OKB dëshmon për faktin se marrëveshjabërthamore ishte një pikë-kthese e rëndësishme në nxjerrjen e rezultatit gjatë bisedimeve mes vendeve të ndryshme të botës. Shumë analistë besojnë se me zgjidhjen paqësore të programit bërthamor tëIranit, zgjidhje që u arrit me anë tëmarrëveshjesbërthamore dhe zbatimit të saj, në rajon u krijua një balancë e re që anon në interes tëIranit. Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar, Irani ka qenë mjaft aktiv dhe me ndikim në zhvillimet politike të rajonit. OKB, BE, Rusia dhe Amerika tani kanëpohuar rëndësinë e rolit tëIranit në zgjidhjen politike të krizës në Siri, Irak, Jemen dhe Afganistan dhe ky rol konstruktiv pas marrëveshjes bërthamore ka vazhduar me seriozitet në zgjidhjen e kontesteve të rajonit. Marrëveshja e 14 korrikut, për nga garancitë juridike bërthamore tëIranit ka parametra të rëndësishëm dhe kyçe. Këto parametra garantojnë vazhdimin e programit tëpasurimit të uraniumit nga ana e Iranit. Kjo është në kohën kur në bazë të skenarëve të mëparshëm, perëndimi është përpjekur që të bllokojë dhe asgjësojë plotësisht programin bërthamor tëIranit. Në fillim perëndimi nga marrëveshja priste që programi bërthamor i Iranit të kthehej në një aktivimetin aktiv dhe sipërfaqësor, të cilin perëndimi e ka quajtur çaktivizim i qendrave bërthamore tëIranit. Në bisedimet e Vjenës në realitet u realizuan 4 objektiva kryesorë në programin e përbashkët të zbatimit tëmarrëveshjesbërthamore. Këto katër objektiva janë, ruajtja e kapacitetit dhe e teknologjisëbërthamore, heqja e sanksioneve të njëanshme, anulimi i të gjitha rezolutave të KS të OKB dhe të Këshillit Guvernator të ANEA dhe heqja e dosjes bërthamore tëIranit nga klauzolat e kapitullit 7 i kartës së KS të OKB.

 

Në kuadër të këtyre sukseseve, reaktori i ujit të rëndë në Arak do të vazhdojë të ruajë karakterin e tij. Në kuadër të ristrukturimit të zemrës së këtij reaktori dhe në bazë të marrëveshjeve të arritur me palën kineze dhe me vende të tjera, këtij reaktori do t'i shtohen mundësi të reja si kapaciteti për testimin e karburantit, testimi i lëndëve strukturore, prodhimi i radio-medikamenteve dhe radio-izotopeve. Studimet për ndërtimin e zemrës së re të reaktorit, po ndiqet nga dijetarët iranianë dhe në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar të administruar nga Irani. Me zbatimin e këtij projekti, Irani do të jetë ndër të paktat vende në botë qëposedon teknologjinë e prodhimit të ujit të rëndë. Në këtë mënyrëIraniështë futur në tregjet ndërkombëtare dhe tepricën e tij e ka shitur në tregjet botërore me çmimin botëror të produktit. Irani përveçse ka ruajtur reaktorin e ujit të rëndë nëArak, përgjatë 15 viteve të ardhshme do të ndërtoje një tjetër reaktor studimor modern të bazuar në ujin e lehtë dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtare, Iranit do t'i garantohet karburanti i nevojshëm për këtë reaktor. Qendra Fordo gjithashtu do të qëndrojë aktive dhe do të vazhdojë aktivitetin si qendër e fizikës bërthamore dhe e teknologjisë. Kërkesat e perëndimit lidhur me qendrën Fordo kanë qenë tëtepruara. Ata thonin se edhe vetë emri Fordo dhe përmendja e tij, për ta ishte e vështirë. Më tutje thanë që në Fordo të mos ketë asnjë centrifugë. Më kalimin e kohës ata pranuan që nëFordo të qëndrojnë vetëm disa centrifuga, po tani në këtë qendër janë aktive 1 mijë centrifuga dhe një pjesë e kësaj qendre është përcaktuar për studime dhe hulumtime në fushën e izotopeve të qëndrueshme. Aktivitet bërthamore të Iranit do të vazhdojnë në sektorin e mjekësisëbërthamore dhe radio-medikamenteve, në fushën e krijimit të qendrës rajonale super-moderne të mjekësisë bërthamore, zhvillimin e teknologjisëlazer dhe përdorimit të saj në mjekësi, administrimi i mbetjeve nga aktivitetet bërthamore dhe ruajtja e ambientit. Sot Irani si një prej fuqive poseduese të teknologjisëbërthamore dhe si një vend me program paqësor bërthamor dhe një vend me ciklin e plotë të prodhimit të karburantit bërthamor dhe pasurimin e uraniumit, ështënjohurzyrtarisht nga ana e OKB dhe ato vende që më parë kërkonin mbylljen e reaktorit të ujit të rëndë Arak, tani janë kthyer në klientë për blerjen e produktit të këtij reaktori.

 

Duke patur parasysh këto rezultate, disa qarqe analitike dhe sidomos ato sioniste, marrëveshjen bërthamore e kanë cilësuar një marrëveshje të keqe. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist 14 korrikun e quajti dita e zezë. Ajo çka u arrit në përfundim të negociatave të Vjenës, ishte shumë larg asaj që prisnin kundërshtarët e marrëveshjes bërthamore të cilët në fund mbetën të shtangur. Gazeta angleze Guardian, ndërmori një veprim të pashoq dhe publikoi një artikull të shkruar në gjuhën perse të titulluar "Marrëveshja bërthamore e Iranit, fitore e diplomacisë". Kjo gazetë në këtë artikull shkruan se kjo marrëveshjeështë e mirë si për popullin iranian ashtu edhe për perëndimin. Kjo marrëveshje ka krijuar mundësi për më shumë bashkëpunim si në fushën e tregtisë, investimeve dhe turizmit, ashtu edhe për bisedime për zgjidhjen e problemeve të rajonit. Guardian këshilloi Amerikën dhe i sugjeroi asaj ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe me logjikë të heqë sanksionet. Shefja e diplomacisëevropiane Federika Mogherini, në takimin e fundit tëministrave të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1 në Vjenë ka thënë: Për mendimin tim kjo marrëveshje është dritë shprese për të gjithë botën dhe ne e dimë se në kushtet aktuale arritja e kësaj marrëveshjeje ishte tepër e domosdoshme. Mogherini shtoi; Aktualisht Republika Islamike e Iranit dhe grupi 5+1 i përbërë nga Gjermania, Rusia, Franca, Kina dhe Amerika, duke u mbështetur në marrëveshjen e 24 nëntorit 2013, kanë arritur të përpilojnë programin e veprimeve tëpërbashkëta, ku janë përcaktuar të gjitha elementët e një programi të mirë dhe ku janë respektuar vijat e kuqe tëIranit. Irani në këto negociata tregoi se kërkon arritjen e një marrëveshjeje dhe sigurisht një marrëveshje dinjitoze. Presidenti i RII pas nisjes zyrtare të zbatimit të programit të përbashkët të veprimit tëmarrëveshjesbërthamore, në një letër drejtuar liderit suprem tërevolucionit islamik, theksoi anulimin e 12 rezoluta dhe 5 vendimeve të Këshillit Guvernator të ANEA dhe tha se tani kanë përfunduar të gjitha çështjet dhe mëdyshjet e kaluara mbi programin bërthamor tëIranit. Me këtë marrëveshje, dështuan të gjitha përpjekjet e dashakeqëve tëIslamit dhe Iranit të cilët për vite me radhë janë mundur të paraqesin një imazh të padrejtë dhe të frikshëm rreth revolucionit islamik. Në kuadër tëmarrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, i erdhi fundi edhe periudhës së sanksioneve. Përgjatë vitit të kaluar Irani është vizituar nga shumë delegacione të mëdha ekonomike dhe tregtare të vendeve evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Austria. Këto vende janë shprehur të interesuar për tu kthyer në sektorin e ekonomisë dhe investimit në Iran. LaurentFabius, ministër i jashtëm i Francës ishte ndër të parët funksionarë evropianë që pas marrëveshjes së Vjenës, vizitoi Teherani. Pas tij shumë delegacione dhe funksionarë të tjerë të Evropës, vizituan Republikën Islamike të Iranit. Këto vizita dhe konferencat e mëdha si takimi i krerëve të vendeve eksportuese të gazit në Teheran, krijuan mundësi të shumta për bisedime rreth marrëdhënieve të Iranit me vendet evropiane në të ardhmen. Megjithatë marrëveshjabërthamore dhe programi i përbashkët i veprimit, sa i përket zbatimit të angazhimeve të palës tjetër dhe sidomos nga ana e Amerikës, ka disa dobësi të cilat pengojnë krijimin e marrëdhënieve të plota ekonomike të Iranit me vendet e tjera, për të cilat do të flasim në emisionin e ardhshëm.