Haxhi mjet armiqësie i Arabisë Saudite kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i25117-haxhi_mjet_armiqësie_i_arabisë_saudite_kundër_iranit
Arabia Saudite gjithmonë është përpjekur që tëparandalojë thellimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të saj me rrjedhat takfiriste dhe terroriste në rajon dhe veten ta paraqesë si vend në pararojë të luftës kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2016 08:28 Europe/Tirane

Arabia Saudite gjithmonë është përpjekur që tëparandalojë thellimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të saj me rrjedhat takfiriste dhe terroriste në rajon dhe veten ta paraqesë si vend në pararojë të luftës kundër terrorizmit.

Megjithatë veprimet e dyanshme të Arabisë Saudite kanë ngjallurshqetësime të shumta në nivel ndërkombëtar. Kjo për arsye se qeveria sauditeështë një prej mbështetësve të rrjedhave terroriste. Pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001 është folur shumë mbi rolin e Arabisë Saudite në këtë ngjarje. Neo-konservatorët në Amerikë kanë kërkuar përballjen me Arabinë Saudite si një vend kryesor të përhapjes dhe rritjes së rrjedhave terroriste në rajon. Tani ky skandal i Arabisë Saudite është bërë akoma më shumë publik. Në këtë mënyrë sauditët për të mbuluar veprimet e tyre pretendojnë se luftojnë terrorizmin. Kjo për arsye se lidhja e sauditëve me grupet radikale dhe terroriste si ISIS, vë në dyshim legjitimitetin dhe pozitën ndërkombëtare të sauditëve. Kjo sfidë ka ndikuar edhe nëpolitikën e jashtme të sauditëve tëcilët edhe Haxhin e kanë përdorur si mjet politik. Edhe pse vitet e fundit Arabia Saudite ka ruajtur disa norma nëpolitikat e jashtme të saj, mirëpo sjellja e përgjithshme këtij vendi tregton se Riadi për të realizuar politikat e jashtme të tij ka shfrytëzuar lidhjen me grupet terroriste dhe radikale me qëllim shkatërrimin e balancës së fuqive në rajon dhe për destabilizimin e rajonit. Vitet e fundit ArabiaSaudite ka ndërmarrë hapa për forcimin e grupeve radikale në Siri me qëllim që të rrëzojë qeverinë e presidentit Bashar Asad dhe për të dobësuar qeverinë e Irakut. Për këtë arsye prania e grupeve terroriste si ISIS, i dha mundësi Arabisë Saudite që të realizojë qëllimet e saj dhe zbatojë strategjitë e veta kundër qeverive rivale. Forcimi i grupit terrorist ISIS dhe pushtimi i 1/3 së territorit të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014 nga ky grup, si dhe veprimtaria e dhunshme këtij g rupi përballë grupeve të tjera, mund të konsiderohet strategjia më e rëndësishme e sauditëve në arenën botërore përgjatë dy viteve të fundit. Shfaqja e ISIS dhe zgjerimi i territorit të kontrolluar prej këtij grupi, jo vetëm që ka marrë jetën e shumë personave dhe evakuuar me mijëra të tjerë, por ka vënë nërrezik edhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe ndoshta të botës. Në këto kushte Arabia Saudite në një farë mënyrëështë bashkuar gjoja me valën e re ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit dhe kundër ISIS me qëllim që të shfrytëzojë ambientin e ri në interes të saj dhe qëllimeve të saj në rajon. Edhe pse sauditë në disa raste kanë treguar angazhimin e tyre në luftën kundër ISIS, mirëpo ideologjia selefiste dhe vahabiste e ka detyruar këtë vend që të vazhdojëpolitikat e përhershme të tij në rajon. Një prej politikave të Arabisë Saudite që ndiqet nëpërmjet mbulesës së luftës kundër terrorizmit, është veprimtaria negative e krijimit të tensioneve me Iranin. Arabia Saudite me pozitën e saj gjeografike, të ardhurat e larta nga shitja e pasurisë kombëtare dhe posedimi i vendeve të shenjta si Meka dhe Medina, prej disa vitesh ka pretenduar se drejton botën islame dhe për këtë mundohet të kthehet në fuqinë nr.1 të rajonit. Për tu kthyer në një fuqi rajonale është e nevojshme të kesh ideologji dhe bazë të caktuar teorike. Për këtë sauditët si ideologji kryesore të tyre kanë zgjedhur mendimet selefiste dhe vahabiste me qëllim që të ushtrojnë ndikim në rajon. Arabia Saudite prej disa vitesh ështëmunduar të zgjerojë selefizmin dhe ka krijuar grupet radikale. Mendime selefiste dhe grupet radikale të bazuara në këto ide, përbëjnë faktorin kryesor të influencës sëArabisëSaudite ne rajon dhe ato përdoren për realizmin e objektivave në politikat e jashtme të Arabisë Saudite.

Me një veprimtari të tillë sauditët në kuadër të politikës së tyre për të zgjeruar terrorizmin në rajon, kanë pretenduar se Irani ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të rajonit. Si rezultat sauditë kanë akuzuar Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe Iranin e prezantojnë si kërcënim për sigurinë. Ky skenar është bërë shkak për shfaqjen e termave si rrethina shiite dhe mosmarrëveshjet mes shiitëve dhe sunitëve. Funksionarët sauditë vazhdojnë të ndjekin këtë veprimtari të tyre dhe insistojnë që të bëjnë propagandë të gjerë për këtëçështje. Nuk ka dyshim se të tilla veprime nga ana e Arabisë Saudite bëhen për të mbuluar aktet terroriste të mbështetura nga regjimi Al Saud. Adel Xhubairministër i jashtëm i Arabisë Saudite më datë 19 korrik ka mbajtur një konferencë ku është shprehur kundër Iranit, Irakut, Sirisë dhe Hezbullahut dhe ka pretenduarse Arabia Saudite nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Iranit. Adel Xhubair për tëmbuluar rolin e hapur të Arabisë Saudite në mbështetje të terrorizmit në rajon ka pretenduar se Irani mbështet terrorizmin dhe kryen veprime destruktive në Siri, Irak, Kuvajt, Bahrejn, ArabinëSaudite dhe Jemen. Kjo deklaratë u bë në kohën kur kanali televiziv ABC News, në një raport të tij ka publikuar dokumente dhe fate që tregojnë implikimin e Arabisë Saudite në ngjarjen e 11 shtatorit në Amerikë. Në 28 faqet e raportit të komitetit hetimor për ngjarjen e 11 shtatoritështë folur mbi rolin e funksionarëve të Arabisë Saudite në mbështetje tëAl Kaidës dhe skenarit të ngjarjes së 11 shtatorit. Çështja e dytë që trajtohet nga ky kanal është se në kohën kur CIA ishte në dijeni të pranisë së Al Kaidës në Amerikë, përse ajo nuk ka lajmëruar shtëpinë e bardhë. Autoritet e Shtëpisë së Bardhë dhe të FBI-së për mëse një vit nuk janë informuar mbi këtëçështje, edhe pse në dijeni të saj kanë qenë mbi 50 agjentë të CIA-s. Në këtë kohë funksionarët e lartë të CIA-s, kanë dhënë urdhra për mos publikimin e informacioneve për këtëçështje. Me gjithë heshtjen paraprake në shkallë rajonale dhe botërore kundrejt ISIS, pas kthimit të këtij grupi në një kërcënim serioz për shumë vende të rajonit dhe fuqi ndërkombëtare, u mbajtën qëndrime të ndryshme dhe armiqësore ndaj këtij grupi. Këto qëndrime më në fund përfunduan me krijimin e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS, koalicion që drejtohet nga Amerika. Ky koalicion përfshiu shumë vende të rajonit të cilat edhe pse më parë ishin mbështetës të grupeve terroriste, tani veten e quajnë si pioniere të luftës kundër grupeve terroriste dhe radikale. Ndër këto vende është edhe ArabiaSaudite e cila duke u koordinuar me Amerikën është munduar të paraqesë veten e saj si një prej vendeve më kryesore të luftës kundër ISIS dhe terrorizmit në Siri. Megjithatë lidhja e gjatë disa vjeçare e mendimeve tëArabisë Saudite me veprimtarinë e grupeve radikale dhe terroriste të rajonit, ka ngritur shumë dilema mbi qëllimet, politikat dhe objektivat e Arabisë Saudite në luftën kundër terrorizmit.  Projektet luftënxitëse të takfiristëve në Siri dhe Irak, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë rezultat por ato janë kthyer edhe në dëm të Arabisë Saudite duke u shtuar problemet sauditëve. Lufta në Jemen dhe angazhimi në shtypjen e popullit të Bahrejnit gjithashtu janë kthyer në dëm të Arabisë Saudite e cila tashmë ka marrë emrin e regjimit fëmijë-vrasës. Arabia Saudite tani shpreson në vendosjen e marrëdhënieve me sionistët me qëllim që të ulë sadopak disfatat e saj strategjike dhe ushtarake në rajon. Në këto kushte regjimi sionist për tu çliruar nga ankthimi i rezistencës dhe për të dobësuar rolin e Iranit, shfrytëzon Arabinë Saudite dhe elementët takfiristë që të ndryshojë përqendrimin e botës islame nga armiku kryesor dhe ta kthejë këtë përqendrim tek një armik imagjinar. Aktualisht ArabiaSaudite në kuadër të zhvillimeve rajonale ndjek qëllime të caktuara. Arabia Saudite duke u bashkuar në gjoja koalicionin e luftës kundër terrorizmit, mundohet të mbulojë rolin e saj në shfaqjen e terroristëve. Kjo është në kohën kur opinioni publik i rajonit dhe ai i botës e di shumë mirë se Arabia Saudite me rolin destruktive të saj është bërë shkak për shfaqjen e krizave në rajon dhe ndërlikimin e këtyre krizave. Arabia Saudite përveç ndërhyrjes ushtarake në Jemen dhe përveç mbështetjes financiare dhe me armatime për terroristët e grupit takfirist sionist ISIS, edhe në Bahrejn kanë ndërhyrëushtarakisht për shtypjen e popullit. Tani kur Arabia Saudite ndjen se është lojtari që ka humbur lojën në rajon, ajo po mundohet të shfrytëzojë potencialet e Ligës Arabe dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik për të krijuar kriza në rajon dhe për t'iu kundërvënëIranit. Në këtë mes lind pyetja se kush janë ata persona të cilët përfitojnë nga mungesa e sigurisë dhe rritja e terrorizmit në rajon?