Tragjedia e Minasë 1
(last modified Wed, 07 Sep 2016 17:26:06 GMT )
Shtator 07, 2016 19:26 Europe/Tirane

Tragjedia e Minasë është një seri programesh e përbërë nga 8 pjesë me anë të së cilës do të analizojmë tragjedinë e dhimbshme të vitit të kaluar në Mina të Arabisë Saudite gjatë organizimit të ceremonisë së Haxhit. Kjo ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në kohën e organizimit të festës së Kurban Bajramit.

Islami është feja e fundit dhe e plotë hyjnore, i icli është dërguar nga Zoti për perfeksionimin spiritual dhe fetar të njriut. Secila nga lutjet e myslimanëve ka rregullat dhe karakteristikat e saj të veçanta dhe kjo e bën atë që të ndikojë shumë tek besimtarët. Në mesin e lutjeve dhe ibadeteve të myslimanëve, disa prej tyre kanë pozitë të veçantë. Në ajetin 97 të sures Ali Imran, Zoti ceremoninë e Haxhit për myslimanët e përshkruan kështu: " Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit".  Në bazë të këtij ajeti, çdo kush që ka mundësi, vizita e Shtëpisë së Zotit për të është obligim dhe të paktën një herë në jetën e tij çdo mysliman duhet të kryejë ritin e Haxhit për të plotësuar vetveten. Ka shumë njerëz të cilët duke vizituar vetëm një herë Shtëpinë e Zotit dhe duke marrë pjesë vetëm një herë në ceremoninë e Haxhit, pas kësaj kanë përjetuar ndryshime të mëdha në jetën e tyre.

Qabeja, qendra e Haxhit

Haxhi ka karakteristika të veçanta një prej të cilave është organizimi i tij me pjesëmarrjen e mijëra pelegrinëve. Në këtë ceremoni me qindra mijëra myslimanë nga e gjitha bota mblidhen së bashku për të kryer të njëjtin rit. Një tjetër karakteristikë e Haxhit është organizimi i tij në vende të caktuara dhe të shenjta si Shtëpia e Zotit, Arafati, Mashari dhe Menaja. Karktersitika e tretë e Haxhit është se ceremonia organizohet në një kohë të caktuar dhe në muajin Dhihaxhe. Për këtë arsye Zoti ka kërkuar që përfaqësuesit e vendeve, fiseve, etnive dhe kombeve të shkojnë në Mekë në një kohë të caktuar dhe në këtë qytet të kryejnë ceremoninë dhe ritet e Haxhit.

Ceremonia e Haxhit

Ashtu siç është thënë në ajetin 97 të sures Ali Imran dhe në shumë hadithe, haxhi nuk është obligim për të gjithë por vetëm për ata të cilët plotësojnë kushtet dhe kanë mundësi që të kryejnë këtë rit. Ulematë dhe dijetarët islame, kanë parashtruar disa nga pikat që duhet të ketë parasysh ai që kryen haxhin. Një prej tyre është se haxhiu duhet të ketë fuqi nga aspekti fizik. Nëse nga aspekti fizik ai nuk ka mundësi, atëherë për Haxhin mund të zgjedhë një prej të afërmve të tij. Mundësia dhe fuqia financiare është kushti i dytë për kryerjen e haxhit. Ai person që kërkon të shkojë në haxh, duhet të ketë fuqinë financiare për të plotësuar nevojat e familjes së tij gjatë kohës kur ai është larguar për në haxh, si dhe të ketë mundësi që të mbulojë shpenzimet e veta në haxh. Mirëpo një prej kushteve që theksohet shumë për ceremoninë e Haxhit është siguria. Me fjalë të tjera ai që viziton Shtëpinë e Zotit duhet të ketë qetësinë dhe sigurinë e mjaftueshme.

Në të kaluarën siguria më shumë përkufizohej në heqjen e rreziqeve gjatë udhëtimit për në Mekë. Në të kaluarën udhëtimi për në Mekë bëhej me kafshë dhe gjatë rrugës njerëzit sulmoheshin nga vandalët, grabitësit dhe hajdutët. Mirëpo sot ky rrezik nuk ekziston dhe siguria e nevojshme për haxhiun, është siguria dhe qetësia e tij në Mekë dhe Medina. Edhe pse në islam bëhen lutje dhe falje publike si falja e namazit të xhumasë, mirëpo ceremonia e Haxhit është ibadeti më i madh në fenë islame. Për këtë arsye organizimi i kësaj ceremonie madhështorë ky me mijëra besimtarë pranë njëri-tjetrit kryejnë ritet e tyre fetare, është e nevojshme që për ta të garantohet siguria. Përgjegjësia e garantimit të sigurisë për vizitorët e Shtëpisë së Zotit bie mbi qeverinë e Arabisë Saudite e cila veten e paraqet si shërbëtore të Shtëpisë së Zotit.

Al Saud veten e quan shërbëtor të Shtëpisë së Zotit

Mirëpo gjatë kohës kur Al Saud ka kryesuar tokën e Hexhazit, ata nuk kanë arritur të vendosin sigurinë e nevojshme dhe të pranueshme për vizitorët dhe haxhinjtë. Sauditët me paratë e tyre të naftës, kanë zgjeruar shumë hapësirën përreth Shtëpisë së Zotit, duke shkatërruar shumë ndërtesa historike islame në Mekë dhe Medina. Mirëpo ata akoma nuk kanë mundur tu garantojnë haxhinjve dhe pelegrinëve, sigurinë dhe qetësinë e tyre të nevojshme. Kjo është në kohën kur me progresin dhe zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, forcat e sigurimit në këtë vend duke përdorur pajisjet dhe metodat e reja, shumë lehtë mund të parandalojnë çdo ngjarje që mund të dëmtojë vizitorët e Shtëpisë së Zotit, siç ishte ngjarja e vitit të kaluar ku regjimi Al Saud tregoi neglizhencën dhe pamundësinë e tij në garantimin e sigurisë së haxhinjve. Në emisionet e ardhshme do të njihemi me këtë ngjarje për të kuptuar përmasat e saj.

 

Tags